Home Aktualitet Tiranë, Policia Bashkiake kallëzim penal për 2 inspektore

Tiranë, Policia Bashkiake kallëzim penal për 2 inspektore

645
0

Policia e Bashkisë së Tiranës, ka bërë kallëzim penal ndaj dy inspektoreve të Tatim-Taksave në këtë bashki. Po ashtu, 2 punonjëset Anila Çobani dhe Etleva Duro janë të lajmëruara për largim nga detyra. Policia Bashkiake i kallëzon dy punonjëset për sulm verbal dhe fizik, për kundërshtim në krye të detyrës, si dhe për kërcënim.
Sipas deklaratës për shtyp, Çobani dhe Duro prej ditësh dhunojnë institucionin e Drejtorisë së Taksave dhe Tatimeve në Bashkinë e Tiranës, duke mos lejuar funksionimin normal të kësaj zyre.

“Çobani dhe Duro, prej ditësh, fyejnë dhe kërcënojnë brenda zyrave të Tatim-Taksave, duke e bërë punën të pamundur. Në këtë situatë, Drejtori i Përgjithshëm i Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës, ka kërkuar ndihmën e Policisë Bashkiake për të larguar nga ambjentet e punës dy punonjëset e lajmëruara për largim nga detyra”, thuhet ndër të tjera në këtë njoftim.
Po ashtu, policia bashkiake informon se duke kryer sot detyrën, u përball me një sulm të ashpër të Çobanit dhe Duros, të cilat ushtruan edhe dhunë. Pas kësaj, Policia Bashkiake bëri kallëzim penal ndaj tyre.

Menjëherë, kanë reaguar edhe këshilltarët e Partisë Socialiste në Bashkinë e Tiranës. Ata i bëjnë thirrje kryeprokurores Ina Rama për hetim dhe deklarojnë se ngjarja është akt i dhunshëm ndaj grave. Këshilltarët socialistë në Bashkinë e Tiranës, kërkojnë mbedhje urgjente të Këshillit Bashkiak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here