Home Aktualitet Adele do të këndojë për agjentin 007

Adele do të këndojë për agjentin 007

541
0

Adele ka konfirmuar një lajm që duhet të mbetej sekret. Artistja do të këndojë një këngë që do të jetë dhe kolona zanore e serisë së ardhshme së agjentit 007. Gjatë një bisede me Jonathan Ross, Adeles i ka shpëtuar fakti se është duke punuar për një temë muzikore, ku për momentin është bërë e ditur se bëhet fjalë vetëm per një këngë.

Adele do të futet në studio në muajin nëntor për të regjistruar këngën, duke u bërë në këtë mënyrë një prej “Bond Girl” muzikore të agjentit sekret më të famshëm në mbarë botën.

Para saj, shumë yje të tjera ndërkombëtare kanë prezantuar zërin e tyre për 007, nga Tina Turner deri tek U2.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here