Home Sociale Provimi i letersise, ja pergjigjet e sakta

Provimi i letersise, ja pergjigjet e sakta

704
0

Rezultatet dalin pas 10 ditësh, vlerësimi do të kryhet në 6 qendra nga dy duar korrigjuesish.
Tafaj: Teza e nivelit mesatar, për të gjitha nivelet e nxënësve.
Plot 49 mijë maturantë iu nënshtruan dje provimit të parë të Maturës Shtetërore, Gjuhës dhe Letërsisë. Për rreth 2 orë e 30 minuta ata zgjidhën testin me 25 pyetje. Gazeta publikon skemën e vlerësimit me përgjigjet e sakta për gjimnazet e përgjithshme dhe ato të profilizuara. Pas testit, maturantët thanë se pyetjet ishin të nivelit mesatar, ndërkohë që sipas tyre, ka qenë e pamundur të kopjohej, pasi ka pasur rregulla të rrepta. Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ka ndjekur ecurinë e këtij provimi në qytetin e Durrësit. Ai tha se teza ishte mesatare dhe synimi ka qenë që ajo të përfshijë të gjitha nivelet e nxënësve.
“Matura shqiptare po shkon drejt konsolidimit. Ky është viti i shtatë i zbatimit të saj, standardi i saj është përmirësuar.

Ministri i Arsimit, Tafaj
Unë jam i bindur se procesi do të ruajë integritetin si çdo vit tjetër, dhe këtë vit do të rritet standardi edhe më tej”, tha ministri. Rezultatet e provimit të Letërsisë do të dalin pas 10 ditësh. Provimi i radhës për maturantët është ai i Matematikës më 16 qershor, ndërsa ato me zgjedhje zhvillohen në datën 30 qershor. Formulari A2 për pranimet në universitetet publike do të plotësohet pasi maturantët të kenë në duar të gjitha notat e provimeve të maturës. Maturantët do të kenë afat deri në 30 korrik për ta plotësuar. Ky vit është i pari që nxjerr maturantë me sistemin e ri të shkollës së mesme me një kurrikul të re, që zgjat 3 vjet dhe jo më 4, siç ishte më parë. Pas 10 ditësh pritet të dalin rezultatet e provimit. Vlerësimi do të kryhet në 6 qendra, dy prej së cilave në Tiranë, të tjerat në rrethe. Është një grup specialistësh i trajnuar më parë që do të merret me korrigjimin e testeve. Maturantët kanë të drejtë të tërheqin një fotokopje të testit vetëm pasi të kenë përfunduar të gjitha provimet e detyruara. Vlerësimi do të bëhet në dy duar specialistësh, për të qenë sa më objektiv. Më 16 qershor ata do t’i nënshtrohen provimit të dytë, atij të Matematikës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here