Home Aktualitet Shpërthen granata, vdes 6-vjeçari, 2 motrat ne spital

Shpërthen granata, vdes 6-vjeçari, 2 motrat ne spital

536
0

ambulance-urgjencaKa vdekur në spital 6 vjeçari Sabian Tema,  njëri prej 4 motra e vëllezërve të mitur të familjes Tema nga fshati Greps i Fushë- Krujës, të cilët u plagosën mëngjesin e sotëm nga  shpërthimi i një granate luftarake.

Fëmijët e kishin gjetur në breg të lumit dhe kishin nisur të loznin me të pa e ditur rrezikun.

Të plagosurit e tjerë janë Fredi Tema, 6 vjeç, Xhuli Tema, 9 vjeç dhe Brunilda Tema, 8 vjeçe të
cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që 6 vjeçari Sabian Tema ka mbërritur në koma në spitalin e Traumës.

Motra 9 vjeçare Xhuli po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

DESHMIA E XHAXHAIT: DEGJUAM NJE SHPETHIM TE MADH
Xhaxhai i fëmijëve tregon se pranë fshatit kanë një vendgrumbullim plehrash. Aty mendohet se fëmijët kanë gjetur  granatën. “Dëgjuam një shpërthim të madh. Kur shkuam gjetëm fëmijët të plagosur. Pranë fshatit është një vendgrumbullim mbeturinash ku çfarë nuk hidhet. Atje duhet ta kenë gjetur granatën” – thotë xhaxhai për gazetaren Esmeralda Keta.  Fillimisht u raportua se fëmijët bashkë me të atin, Flamur Tema kanë shkuar për të kullotur bagëtitë. Ata kanë gjetur granatën dhe kanë nisur të lozin.

NGJARJA U MESUA KUR FEMIJET MBERRITEN NE SPITALIN E TRAUMES 
Zv/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrepaj i cili ndodhej në spital për tu interesuar për gjendjen shëndetësore të të plagosurve nga aksidenti tragjik të Kukësit raportoi edhe për plagosjen e fëmijëve.

“Mund t’ju them që ka pasur dhe një problem tjetër. Katër fëmija nga Fushë-Krujë, për shkak të plasjes së një granate. Një është në gjendje të rëndë. Janë fëmijë, nuk mund t’ju them moshën, sepse do të kemi informacione zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë. Njëri është në rrezik të madh për jetën. Ekipet mjekësore janë trefishuar, ekipet infermierore janë në gadishmëri të plotë, baza mjekësore nuk mungon”, ka bërë të ditur sot në ambientet e spitalit të Traumës, zv. Ministri i Shëndetësisë, Rrjepaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here