Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth ores 06:30 të më ngjesit të sotëm në aksin Kukës-Shishtavec. Një furgon i linjës me 10 pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë prej më tepër se 100 metra.
Nga ngjarja 6 persona kanë humbur jeten dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Aksidenti ka ndodhur tek ura e Topojanit. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur edhe dy helikopterë të cilët do të transportojnë të plagosurit drejt Tiranës.
Nga policia bëhet me dije se në humnerë ka rënë furgoni me targë AA870FY. Shkak dyshohet të ketë qenë shpejtesia tej normave te lejuara.
Policia bën me dije se në aksident kanë humbur jetën Feim Biba, Zykri Shehu, Zaim Karanxha, Bashkim Çuni dhe Linda Çuni. Shefi i Urgjencës së spitalit të Kuksit Astrit Tota bën me dije se në ambientet e këtij spitali ndodhet tre persona që kanë humbur jetën, Bashkim Çuni, Linda Çuni dhe një vajzë 22- vjeçare, kjo e fundit ka humbur jetën vetëm pak minuta më parë. Tota theksoi se një nga viktimat, Linda Çuni ishte shtatzanë. Raportohet se mes viktimave është edhe drejtuesi i furgonit.
Gjendja shëndetesore personave të plagosur mësohet se është e rëndë. Të plagosurit pritet të mbërrijnë në Spitalin Ushtarak. Nga ky spital deklarohet se helikopterët janë nisur për të sjellë dy prej të plagosurve.
Roja i njërit prej Hodrocentraleve aty pranë ka parë që furgoni të dalë nga rruga dhe është përplasur disa herë nëpër shkëmbinj për shkak të terrenit shumë të thyer. Ai ka lajmëruar edhe policinë për aksidentin.
MBERRIJNE NE SPITALIN USHTARAK KATER TE PLAGOSURIT
Ora 09:30- Katër të plagosurve të aksidentit kanë mbërritur në Spitalin Ushtarak ne gjendje te rende. Tre prej të aksidentuarve kanë mbërritur me autoambulancë. Ndërsa i aksidentuari i katërt ka mbërritur me helikopter.
DY PREJ TE PLAGOSURVE JANE NISUR DREJT SPITALIT USHTARAK
Ora 09:15- Për shkak të gjendjes shumë të rëndë shëndetësore tre prej të plagosurve të aksidentit janë nisur drejt Spitalit Ushtarak
në Tiranë. Nga spitali bëhet me dije se helikopterët janë nisur por nuk kanë mbërritur ende në Tiranë.