Home Ekonomi Thellohet hetimi ndaj tregut të gazit

Thellohet hetimi ndaj tregut të gazit

746
0
Autoriteti i Konkurrencës: Më 1 korrik, vendim mbi inspektimin në kompaninë koncesionare
Autoriteti i Konkurrencës nuk e ka ndalur hetimin ndaj gazit të lëngshëm, madje e ka thelluar atë, për të marrë një vendim, që shumë shpejt pritet të bëhet publik. Bëhet fjalë për hetimin paraprak të nisur në fillim të këtij viti ndaj koncesionarit “Petrolifera” në Vlorë, veprimet e të cilës, sipas autoritetit kanë sjellë shtrembërim të tregut dhe uljes së konkurrencës, me pasojë te çmimet.
Në tregun e gazit, nga pesë kompani kryesore, vetëm dy janë duke importuar, duke ndikuar te mungesa e konkurrencës dhe çmimet. Tri të tjerat nuk po munden të tregtojnë, për shkak se nuk ka vend të lirë depozitimi. Shkak për krijimin e kësaj situate janë depozitat e pakta në dispozicion të gazit, që ndodhen në Porto Romano të Durrësit dhe Petrolifera të Vlorës. Këto dy porte janë dhënë me koncesion nga qeveria dhe janë të vetmet ku lejohet shkarkimi i gazit të lëngshëm. Tashmë, pas tregut të naftës që lidhej me fiksimin e çmimeve, një tjetër hetim prek sektorin e gazit, i cili është jo pak i rëndësishëm, po të kihet parasysh xhiroja rreth 40 milionë dollarë.
Vendimi numër 148 për ta thelluar akoma e më tej hetimin në tregun e ngarkim-shkarkimit dhe depozitimit të gazit (GLN) është marrë më 24 qershor. Në bazë të vendimit të fundit, Autoriteti i Konkurrencës ka përcaktuar fazat e kryerjes së hetimit të thelluar, duke kaluar në inspektime në ndërmarrjet nën hetim, mbledhjen e informacioneve të nevojshme dhe plotësuese, si dhe përpunimin e të dhënave dhe vlerësimi i informacionit të mbledhur, në mënyrë që të hartojë Raportin e Ndërmjetëm brenda datës 1 korrik 2010. Po brenda kësaj periudhe, Autoriteti duhet të mbyllë edhe Raportin Përfundimtar të Hetimit të Thelluar dhe paraqitjen e tij përpara komisionit.
Në muajin mars, Komisioni i Konkurrencës kishte paralajmëruar koncesionarin “Petrolifera” që të zbatonte rregullat e tregut, sikurse e parashikonte ligji, duke i vendosur afate, në të kundërt do të vendosej gjoba. Me sa duket, situata ka mbetur e njëjtë, duke e detyruar Autoritetin të marrë hapin final të thellimit të inspektimit dhe vendimin final në muajin korrik.
Autoriteti i Konkurrencës pas shqetësimeve publike të shprehura në media, ankesave të ndërmarrjeve që operojnë në tregun e importit të gazit të lëngshëm të naftës, si dhe të shqetësimeve të adresuara nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë ka filluar, në 10-ditorin e fundit të muajit shkurt, procedurën e  hetimit paraprak në tregun e shërbimit të ngarkim – shkarkimit dhe depozitimit të gazit të lëngshëm.
Gjatë këtij hetimi rezulton se porti “Vlora-1” i është dhënë me koncesion nga shteti ndërmarrjes “La Petrolifera Italo Rumena” SPA, për ndërtimin dhe shfrytëzimin e terminalit bregdetar, për depozitimin e naftës dhe të nënprodukteve të saj në gjirin e Vlorës, si dhe për shfrytëzimin e infrastrukturës portuale në shërbim të terminalit bregdetar.
Ky terminal sipas marrëveshjes do të funksionojë si një terminal shërbimesh të pavarura, i hapur për të gjithë operatorët e kualifikuar, veçanërisht në industrinë e naftës dhe koncesionarit nuk i lejohet të ushtrojë veprimtari tregtare për naftë, gaz dhe nënproduktet e tyre. “Këto të drejta i janë dhënë këtij koncesionari në mënyrë ekskluzive”, thuhet në raportin paraprak të publikuar në mars 2010.
Tregu i shërbimit të ngarkim–shkarkimit dhe depozitimit të hidrokarbureve, megjithëse funksionon si një treg i liberalizuar për sa i përket aktivitetit të import/eksportit në rrugë detare të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, kjo veprimtari realizohet vetëm nëpërmjet dy porteve të naftës në zonën e ish-Uzinës së Sodës PVC në gjirin e Vlorës dhe në zonën e Porto Romanos, Durrës, porte të cilat janë ndërtuar dhe funksionojnë mbi bazën e marrëveshjeve të koncesionit përkatësisht me ndërmarrjet “La Petrolifera Italo-Albanese” dhe “Porto Romano”, duke pasur të “drejtën ekskluzive” për këtë lloj shërbimi.

Autoriteti i Konkurrencës: Më 1 korrik, vendim mbi inspektimin në kompaninë koncesionareAutoriteti i Konkurrencës nuk e ka ndalur hetimin ndaj gazit të lëngshëm, madje e ka thelluar atë, për të marrë një vendim, që shumë shpejt pritet të bëhet publik. Bëhet fjalë për hetimin paraprak të nisur në fillim të këtij viti ndaj koncesionarit “Petrolifera” në Vlorë, veprimet e të cilës, sipas autoritetit kanë sjellë shtrembërim të tregut dhe uljes së konkurrencës, me pasojë te çmimet.
Në tregun e gazit, nga pesë kompani kryesore, vetëm dy janë duke importuar, duke ndikuar te mungesa e konkurrencës dhe çmimet. Tri të tjerat nuk po munden të tregtojnë, për shkak se nuk ka vend të lirë depozitimi. Shkak për krijimin e kësaj situate janë depozitat e pakta në dispozicion të gazit, që ndodhen në Porto Romano të Durrësit dhe Petrolifera të Vlorës. Këto dy porte janë dhënë me koncesion nga qeveria dhe janë të vetmet ku lejohet shkarkimi i gazit të lëngshëm. Tashmë, pas tregut të naftës që lidhej me fiksimin e çmimeve, një tjetër hetim prek sektorin e gazit, i cili është jo pak i rëndësishëm, po të kihet parasysh xhiroja rreth 40 milionë dollarë.
Vendimi numër 148 për ta thelluar akoma e më tej hetimin në tregun e ngarkim-shkarkimit dhe depozitimit të gazit (GLN) është marrë më 24 qershor. Në bazë të vendimit të fundit, Autoriteti i Konkurrencës ka përcaktuar fazat e kryerjes së hetimit të thelluar, duke kaluar në inspektime në ndërmarrjet nën hetim, mbledhjen e informacioneve të nevojshme dhe plotësuese, si dhe përpunimin e të dhënave dhe vlerësimi i informacionit të mbledhur, në mënyrë që të hartojë Raportin e Ndërmjetëm brenda datës 1 korrik 2010. Po brenda kësaj periudhe, Autoriteti duhet të mbyllë edhe Raportin Përfundimtar të Hetimit të Thelluar dhe paraqitjen e tij përpara komisionit.
Në muajin mars, Komisioni i Konkurrencës kishte paralajmëruar koncesionarin “Petrolifera” që të zbatonte rregullat e tregut, sikurse e parashikonte ligji, duke i vendosur afate, në të kundërt do të vendosej gjoba. Me sa duket, situata ka mbetur e njëjtë, duke e detyruar Autoritetin të marrë hapin final të thellimit të inspektimit dhe vendimin final në muajin korrik.
Autoriteti i Konkurrencës pas shqetësimeve publike të shprehura në media, ankesave të ndërmarrjeve që operojnë në tregun e importit të gazit të lëngshëm të naftës, si dhe të shqetësimeve të adresuara nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë ka filluar, në 10-ditorin e fundit të muajit shkurt, procedurën e  hetimit paraprak në tregun e shërbimit të ngarkim – shkarkimit dhe depozitimit të gazit të lëngshëm.
Gjatë këtij hetimi rezulton se porti “Vlora-1” i është dhënë me koncesion nga shteti ndërmarrjes “La Petrolifera Italo Rumena” SPA, për ndërtimin dhe shfrytëzimin e terminalit bregdetar, për depozitimin e naftës dhe të nënprodukteve të saj në gjirin e Vlorës, si dhe për shfrytëzimin e infrastrukturës portuale në shërbim të terminalit bregdetar.
Ky terminal sipas marrëveshjes do të funksionojë si një terminal shërbimesh të pavarura, i hapur për të gjithë operatorët e kualifikuar, veçanërisht në industrinë e naftës dhe koncesionarit nuk i lejohet të ushtrojë veprimtari tregtare për naftë, gaz dhe nënproduktet e tyre. “Këto të drejta i janë dhënë këtij koncesionari në mënyrë ekskluzive”, thuhet në raportin paraprak të publikuar në mars 2010.Tregu i shërbimit të ngarkim–shkarkimit dhe depozitimit të hidrokarbureve, megjithëse funksionon si një treg i liberalizuar për sa i përket aktivitetit të import/eksportit në rrugë detare të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, kjo veprimtari realizohet vetëm nëpërmjet dy porteve të naftës në zonën e ish-Uzinës së Sodës PVC në gjirin e Vlorës dhe në zonën e Porto Romanos, Durrës, porte të cilat janë ndërtuar dhe funksionojnë mbi bazën e marrëveshjeve të koncesionit përkatësisht me ndërmarrjet “La Petrolifera Italo-Albanese” dhe “Porto Romano”, duke pasur të “drejtën ekskluzive” për këtë lloj shërbimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here