Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek “Piano Bar”, zonën e njohur si te “shkolla e baletit” në Tiranë.
Nga të dhënat e para mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 05:00 dhe ka pasur vetëm dëme materiale.
Nga të dhënat e para mësohet se në momentin e shpërthimit nuk ka patur persona ne lokal.
Më 15 shtator në lokalin ku ndodhi sot shpërthimi, është plagosur pronari i tij, Fatjon Dautaj. Ndërkohë që atij disa vite më parë i janë vrarë edhe dy vëllezërit.
Policia ka nisur hetimet.
PLAGOSJA NE SHTATOR
Plagosja ndodhi më 15 shtator, dhe policia ende nuk ka zbuluar autorin. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, por hetohen konfliktet e vjetra të të plagosurit, ngjarje të ndodhura jashtë Shqipërisë, konkretisht në Angli. Hetimet u zhvilluan dhe në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve disa vite më parë.
Dautaj ishte duke bërë një ndërtim pranë lokalit të tij në zonën e njohur si “Shkolla e Baletit”. Deri më tani mendohet se plagosja ka ndodhur pas një debati të momentit me disa persona të tjerë.