Home Aktualitet Rama do te darkoje me Vuçiç ne Durres. Neser bllokohet autostrada

Rama do te darkoje me Vuçiç ne Durres. Neser bllokohet autostrada

634
0

autostrada-tirane-durresVizita zyrtare e Kryeministrit serb, Aleksander Vuçiç, në Tiranë ka angazhuar të gjitha instancat e policisë për të marrë masa të larta sigurie.

Por përveç kryeqytetit, ku Vuçiç do të zhvillojë takimet zyrtare, policia do të “blindojë” edhe qytetin bregdetar të Durrësit.

Pas përfundimit të takimeve zyrtare në Tiranë, Vuçiç pritet të ketë një darkë me kryeministrin Rama që do të zhvillohet pikërisht në Durrës.

Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit bën me dije se nesër nga ora 19:00 – 22:30 do të bllokohen disa rrugë.

Konkretisht:
Do të bllokohet qarkullimi i lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor “Ura e Dajlanit” – “Plepa”, dhe Autostradën Maminas-Ura Dajlanit”.

Nuk do të lejohet pushimi dhe qëndrimi i mjeteve në aksin rrugor “Ura Dajlanit-Plepa” si dhe përgjatë autostradës Durrës-Tiranë,

Kërkojmë bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të shmangur qarkullimin gjatë orës 19:00 deri 23:00 në këto akse rrugore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here