Home Aktualitet Raporti i DASH, reagon Ambasada e SHBA-se. Eshte e turpshme qe akoma...

Raporti i DASH, reagon Ambasada e SHBA-se. Eshte e turpshme qe akoma ka te inkriminuar

628
0

donald-luRaporti i Departamenti Amerikan të Shtetit për një deputet shqiptar të dënuar për trafik qeniesh njerëzore është konsideruar nga Ambasada e SHBA-së si një gjë e turpshme.

Qëndrimi i fortë erdhi në një reagim të selisë diplomatike pas publikimit të raportit vjetor për trafikun.

Ky rast i ka dhënë shtysë ambasadës që të ripërsërisë edhe njëherë kërkesën për dekriminalizimin të politikës.

“Ambasada vlerëson si të turpshme që ka një anëtar të parlamentit shqiptar me dënime për trafikimin e njerëzve. Shqiptarët kanë të drejtën të kenë përfaqësues të zgjedhur me integritet dhe standarte të larta etike, jo kriminelë.  Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i kërkojnë të gjitha partive politike që t’i mbajnë individët me të shkuar kriminale larg jetës politike dhe publike të Shqipërisë”, – thuhet në deklaratë

Megjithatë në reagimin e saj zyrtar ambasada Amerikane edhe pse ngre shqetësimin e nivelin e trafikimit të qenieve njerëzore vlerëson përpjekjet e qeverisë.

Ambasada gjithashtu nxit qeverinë që të shtojë edhe më shumë përpjekjet që Shqipëria të dalë nga harta e vendit origjinë të trafikut të qenieve njerëzore.

“Në vijim të interesimit nga media për Raportin e Departamentit të Shtetit për Trafikimin e Personave për 2015, Ambasada e SHBA dëshiron të vërë në dukje se raporti vlerëson se Qeveria e Shqipërisë bëri përparim të mirë dhe vazhdon të bëjë përpjekje domethënëse për të përmbushur standartet minimale për eleminimin e trafikut. Ne nxisim qeverinë shqiptare t’i vazhdojë ato përpjekje për të luftuar të gjitha format e trafikimit të njerëzve nëpërmjet zbatimit të fortë të ligjit dhe mbrojtjes efikase të viktimave, si dhe me politika për parandalimin e trafikimit. Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të punojnë me Shqipërinë për të mbështetur përpjekjet e vazhduara kundër trafikimit të njerëzve.” – thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here