Home Sport Kukesi ben mrekulline, kualifikohet ne turin e 3-te

Kukesi ben mrekulline, kualifikohet ne turin e 3-te

583
0

kukesiKukësi bën mrekullinë në Europë. Atë që shumë pak veta e kishin menduar, është bërë realitet. Kuksianët kanë mbajtur fort barazimin 0-0 me Sarajevon në Bosnjë, duke u kualifikuar për në turin e tretë të Ligës së Europës, kur kujtojmë që takimin e parë e kishin fituar 3-2 në Tiranë. Një barazim i vuajtur në vetvete, por që ka mbartur emocione, pasi ka qenë historike jo vetëm për Kukësin, por edhe për ekipet shqiptare në tërësi që përfaqësohen në Europë. Vetëm Flamurtari në vitet 80’ kishte mundur të kalonte dy ture dhe ja tani e bën realitet edhe Kukësi.
Fatmirësisht, Sarajevo ka humbur një 11-metërsh, pasi nëse do të realizohej, do të ishte fatale për kuksianët. Në turin e tretë, ose ndryshe të quajtur të “play-off”-it, skuadra e drejtuar nga Armando Cungu do të ndeshet me ukrainasit e Metalurg Donjeckut, një skuadër shumë më e fortë se dy ekipet që eliminoi Kukësi në dy turet e kaluara. Ndeshja e parë me Metalurgun do të luhet më 1 gusht, ndërsa ajo e kthimit më 8 gusht

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here