Home Politike 8 Maji, demokratët nisin fushatën. Berisha: 21 Janari në dorë të drejtësisë

8 Maji, demokratët nisin fushatën. Berisha: 21 Janari në dorë të drejtësisë

646
0

Tre muaj nga zgjedhjet për drejtuesit vendorë, kryeministri Berisha garanton një proces të lirë dhe të ndershëm. Procesi i cili sic deklaroi shefi qeverisë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të partisë së tij, do të vazhdojë pavarësisht tentativa të socialistëve për ta bllokuar dhe bojkotuar.

“I garantoj edhe një herë se kjo qeveri do të bëjë të gjitha përpjekjet për proces zgjedhor tërësisht të lirë dhe të ndershëm. Ne shkojmë të sigurt drejt një fitoreje të shpejtë drejt Shqipërisë blu. Në kontrast të flaktë me puçin do t’u paraqesim alternativën më të shkëlqyer. Ne jemi të vendosur të kapërcejmë çdo pengesë që puçistët mund të nxjerrin në zhvillimin e tyre” tha Berisha.

Ndonëse nuk bëri publik asnjë nga emrat që do përfaqësojnë demokratët në zgjedhjet për kryebashkiakë e kryekomunarë, shefi i qeverisë garantoi se ata do të jenë figura me integritet të lartë moral. Në Këshillin Kombëtar të PD-së Berisha nuk la jashtë vemendjes dhe 21 janarin, zbardhjen e të cilit theksoi se do e linte në dorë të drejtësisë shqiptare.

“Situata është e ndërlikuar. Puçistët bëjnë gjithçka për të bllokuar procesin e drejtësisë. Jemi të përcaktuar qartësisht për një zgjidhje brenda institucioneve të puçit dhe nuk konfodojmë dhe nuk na imponojmë dot të konfodojmëindividët puçistë me institucionet demokratike të këtij vendi. Institucioni i akuzës dëshmoi se nuk kishte vullnet ndaj dhe u bë e domosdoshme kërkesa për prokurorë nga vende mike” tha Berisha.

Këshilli Kombëtar mblidhet për herë të parë që prej dhjetorit 2009, kur edhe u zgjodh. Nga ky organ i lartë drejtues partiak, krahas ndryshimeve statutuore të PD-së u rikonfirmua në krye të partisë Sali Berisha si dhe zgjodhën 140 anëtarët e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here