Home Aktualitet Ina Rama: Lufta kundër korrupsionit, sfidë për të ardhmen

Ina Rama: Lufta kundër korrupsionit, sfidë për të ardhmen

704
0

Prokuroria e Përgjithshme Ina Rama e ka cilësuar si mjaft të suksesshëm “Programin e Sfidës së Mijëvjeçarit” ndërsa ka shtuar se gjatë dy vitet e fundit janë rritur rastet të hetimeve për korrupsion. Duke folur në ceremoninë përmbyllëse të këtij programi, kryeprokurorja Ina Rama ka deklaruar se gjatë viteve të fundit janë realizuar të gjitha objektivat ndërsa ka shtuar janë rritur ndjeshëm hetimet për rastet e korrupsionit për prokurorët, gjyqtarët dhe për zyrtarët e lartë.
“Ka pasur rritje të vazhdueshme të rasteve ku shtetasit drejtohen tek organet përkatëse për veprat të cilat ata i quajnë si vepra korruptive. Suksesi në përmbushjen e objektivave ishte se ne e kishim të qartë se ku qëndronte problemi dhe cilat ishin objektivat tona, por ka ndikuar gjithashtu edhe mbështetja dhe financimi i programit nga qeveria amerikane” theksoi Ina Rama.
Ajo gjithashtu ka theksuar se edhe pse janë përmbushur me sukses të gjitha objektivat lufta kundër korrupsionit mbetet një sfidë për të ardhmen.
“Sfida vazhdon. Anëtarët kanë fituar disa beteja por jo gjithë luftën. Duhet të besojmë që në këtë luftë me krimin dhe korrupsionit do ta fitojmë ne” shtoi kryeprokurorja Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here