Home Ekonomi Ruli: Buka do vijojë të rritet, nuk e ndalojmë dot

Ruli: Buka do vijojë të rritet, nuk e ndalojmë dot

701
0

Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, ka paralajmëruar dje se çmimi i drithërave dhe për pasojë dhe ai bukës do vazhdojë të rritet për shkak të konujkturave që paraqet tregu ndërkombëtar. “Ajo që sigurisht ka ndikuar në paketën e çmimeve të produkteve ushqimore kanë qenë drithërat. Prodhimi vendas i produkteve të drithërave tek ne nuk mbulon më shumë se 20%, të nevojës së konsumatorit. Përderisa ne importojmë rreth 80% të drithërave dhe të miellit nga jashtë ne padyshim çmimin e marrim nga importi”- ka deklaruar Ruli. Ndërkohë ministri pranoi se qeveria nuk mund të bëjë asgjë për të frenuar këtë rritje veçse të shikojë mundësinë e shmangies së spekullimeve në tregun vendas. “Sigurisht kujdesi po ushtrohet, ne po ndjekim fenomenin dhe bashkë me organet tatimore po shohim një rritje të pashmangshme të çmimit të drithërave, që është imponuar nga tregu botëror dhe konjuktura botërore, të mos ketë hapësirë për një spekulim që i mbivendoset kësaj rritje objektive të çmimit’, ka sqaruar Ruli. Sipas ministrit, prodhuesit vendas kanë probleme të mangësisë infrastrukturore ndaj për këtë arsye nuk krijojnë atë që quhet sasi e stokut që e zbut ndikimin e menjëhershëm të çmimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here