Home Aktualitet Plus Mobile: Bonus me çdo rimbushje dhe Facebook falas për të gjithë...

Plus Mobile: Bonus me çdo rimbushje dhe Facebook falas për të gjithë pajtimtarët me parapagesë

543
0

PLUS, operatori më i ri celular është i vetmi në treg që ofron një sërë përfitimesh shtesë me blerjen e një karte rimbushëse me vlerë 1000 lekë (me TVSH) për të gjithë klientët me parapagesë. Praktikisht, në momentin e rimbushjes të gjithë klientët do të kenë në llogarinë e tyre 100 lekë kohë komunikimi, 100 minuta dhe 50 SMS brenda rrjetit PLUS si edhe 50 MB. Kjo ofertë është e vlefshme si për klientët ekzistues të PLUS ashtu edhe për klientët e rinj, menjëherë pa patur nevojë që klienti të kryejë veprime të tjera shtesë. Abonentët e PLUS nuk do të konsumojnë MB falas të internetit për Facebook, pasi PLUS ofron aksesin në faqen e Facebook.com (si edhe m.facebook.com dhe facebook.com) falas, për të gjithë pajtimtarët me parapagesë. Me PLUS klientët vazhdojnë të kenë mundësinë unike për të zgjedhur numrin e preferuar, shërbim ky i ofruar ekskluzivisht nga PLUS, me mjaft sukses në tregun shqiptar. Po kështu, PLUS vijon të jetë i vetmi në treg që mundëson tarifat më ekonomike, duke filluar nga 0.12 lekë/minutë dhe 1 lekë/SMS, përmes shërbimit MIQTË PLUS, që përfitohet automatikisht falas për të gjithë abonentët me parapagesë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here