Home Aktualitet FRESSH akuzon ministrin Basha per vrasjet ne 21 Janar

FRESSH akuzon ministrin Basha per vrasjet ne 21 Janar

629
0

Të rinjtë e forumit Eurosocialistë kanë zhvilluar sot një protestë para ministrisë së Brendshme për të kërkuar largimin e ministrit Lulzim Basha. Dhjetëra eurosocialistët të grumbulluar para ministrisë kanë thirrur dhe hedhur parulla kundër ministrit Lulzim Basha. Protesta ka zgjatur një orë e gjysëm dhe më pas protestuesit janë shpërndarë qetësisht.

Ora 14: 30- SHPERNDAHEN PROTESTUESIT
Rreth orës 14: 30 minuta protestuesit eurosocialistë janë shpërndarë. Protesta ishte parashikuar të zgjaste deri në mesnatë, por ka zgjatur një orë e gjysëm dhe pas fjalimit të kryetares së FRESSH,Spiropali  protestuesit janë shpërndarë qetësisht. Nuk dihet nëse protestuesit do rikthehen sërish në protestë për të cilën FRESSH i kishte kërkuar leje policisë deri në orën 24:00 por kjo e fundit nuk pranoi.

SPIROPALI: PROTESTA JONE DERI NE MESNATE, POLICIA NUK GARANTON
Ora 13: 45 Elisa Spiropali, kryetarja e FRESSH deklaroi në një prononcim për NEWS24 deklaroi se i është kërkuar leje policisë që protesta të vazhdojë deri në orën 24. 00 por policia nuk ka garantuar. Spiropali shtoi se do negociohet me policinë ndërkohë që protestuesit shprehen të vendosur se do të qëndrojnë aty derisa ministri të largohet, pasi “është përgjegjës për vrasjet e 21 janarit”.
PROTESTUESIT ULEN KEMBEKRYQ, BASHA NUK NDODHET NE MINISTRI
Ora 13: 40 – Protestuesit janë ulur këmbëkryq para godinës së ministrisë dhe hera herës lëshojnë thirrje për largimin e Lulzim Bashës, ndërsa në duar mbajnë foto të ministrit. Një kordon policia ka rrethuar godinën e ministrisë, dhe po mbikëqyr protestën.
Vetë ministri Lulzim Basha është larguar nga ministria para se të fillonte protesta. NEËS24 duke iu referuar burimeve nga ky institucion informojnë se ministri është i ftuar në një drekë me ambasadoren franceze.

NIS PROTESTA
Ora 13:15-Protesta ishte parashikuar të niste në orën 12.00, por nisi rreth orës 13:15 minuta. Sipas burimeve nga ky forum protesta me moton “Ik vrasës, ik” pritet të zgjasë deri në mesnatën e sotme, ora 24:00. Dhjetëra eurosocialistët të grumbulluar para ministrisë kanë thirrur dhe hedhur parulla kundër ministrit Lulzim Basha. Protestuesit mbajnë në dorë fotografi të vogla të ministrit Basha, ku është shkruar Wanted, dhe i është hequr një kryq i kuq.

Ndër të tjera protestuesit thërrasin “Ik vrasës, ik” dhe  “Lulzim Gedafi”

Në mesditë forcat e policisë kishin marrë masat, duke vendosur një shirit të kuq dhe forcat e policisë kishin krijuar një kordon për të ruajtur institucionin.
Po rreth mesditës NEWS24 fokusoi me kamera një takim të shkurtër të ambasadorit amerikan me forcat e policisë që ndodheshin në ambientet e jashtme të ministrisë. Takimi është zhvilluar para se të rinjt eurosocialistë të nisnin protestën, për largimin e ministrit Basha duke e quajtur përgjegjës për 4 vrajset e 21 janarit.

Fressh ka ftuar mbështetësit e saj dhe të PS-së që të mblidhen sot para ministrise së Brendshme me parrulla e thirrje patriotike në pritje të një reagimi nga ana e ministrit Basha. Protesta e fundit e Fressh para ministrisë së Brendshme, ishte 10 ditë më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here