Home Aktualitet Ambasadori Lu: Reformes ne drejtesi i druhet Frroku dhe Shullazi

Ambasadori Lu: Reformes ne drejtesi i druhet Frroku dhe Shullazi

727
0

Donald-LuAmbasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ka folur hapur dhe me emra konkretë sot duke iu referuar reformës në drejtësi që ka ndërmarrë Qeveria.

Pas deklaratës bombë të javës së kaluar, ku tha se ministrat e korruptuar dhe deputetët kriminelë i tremben reformës në drejtësi, ai sot ka dhënë edhe emrat konkretë të atyre që i tremben kësaj reforme që është angazhuar të reailzojë Qeveria.

“Shqipëria ka nvelin më të ulët të ndjekjeve penale, …me këtë reformë Shqipëria do të jetë më e sigurtë. Nga reforma në drejtësi kanë frikë personat që kanë kryer krime,. . Kini kurajën të flisni atë që mendoni ju…. Frikë nga reforma në drejtësi kanë Arben frroku, Emiljano Shullazi. Përveç atyre që thamë javën e kaluar, reformës në drejtësi i tremben kriminelë që kanë kryer vepra të rënda. Arben Frroku i cili vrau një oficer policie, por u largua në mënyrë të mistershme ndërsa priste apelimin. persona të tjerë si i dënuari për drogë emiljano Shullazi, i akuzuar në media për trafikim të vazhdueshëm. Shullazi është akuzuar haptazi në media për trafikim të vazhdueshëm dhe për vrasje. Por nuk është dërguar apra drejtësisë. Persona si Sokol Mjacaj që u dënua për vrasjen e një fëmije 13 vjeçar dhe që më herët u lirua në mënyrë të dyshimtë nga burgu dhe vrau një çift turistësh”,- tha Lu.

Këto deklarata, ambasadori amerikan Lu i bëri gjatë një konsultimi publik për reformën në drejtësi në ministrinë e Drejtësisë. 
Në tryezë marrin pjesë ekspertë të nivelit të lartë, prokurorë, gjyqtarë, dhe ekspertë të drejtësisë penale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here