Home Aktualitet Tensionohet situata jashte parlamentit te Kosoves, qellohet me gure policia

Tensionohet situata jashte parlamentit te Kosoves, qellohet me gure policia

600
0

policia-kosoveSeanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të miratohej projekt-ligji i propozuar nga qeveria për buxhetin e vitit 2016, është shoqëruar nga tensione jo vetëm brenda sallës së Kuvendit, por edhe në ambjentet jashtë saj. Për të disatën herë, deputetët e opozitës kanë ndërprerë punimet e seancës, duke hedhur gazlotësjellës.

Kështu ende pa nisur punimet për miratimin e projektbuxhetit 2016, e cila ishte e vetmja pikë e rendit të ditës, séanca është ndërprerë. Deputetët e opozitës janë mbledhur pranë foltores së Kuvendit. Në këtë moment, deputeti i vetëvendosjes Albin Kurti, ka hedhur spraj në drejtim të sigurimit, çka e ka detyruar kryetarin e Kuvendit të kërkojë ndërprerjen e seancës.

Pak minuta më vonë është vendosur që séanca të rifillojë pa praninë e opozitës në një tjetër sallë të impovizuar.

Sakaq , në ambjentet e jashtme të Kuvendit, janë tubuar dhjetra qytetarë. Situata ka agravuar, pasi qytetarët kanë protestuar, duke qëlluar me gurë në drejtim të efektivëve të policisë dhe godinës së Kuvendit. Protestuesëve iu janë bashkuar edhe deputetët e opozitës. Policia nga ana e saj është detyruar të përdorë gaz lotësjellës për të shpërndarë turmën e acaruar.

Situatë e tensionuar është vënë re edhe në korridoret e Kuvendit, ku opozita ka hedhur gaz lotësjellës për të penguar nisjen e seancës në sallën e improvizuar. Por, pavarësisht gjendjes së tensionuar, séanca plenare ka nisur dhe ka miratuar në parim, Buxhetin e vitit 2016.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i ka cilësuar të papranueshme e në disa raste edhe akte kriminale sjelljet e deputetëve të opozitës brenda Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se ndjehet krenar me përfaqësuesit e popullit të Kosovës, që edhe në këto kushte po mbajnë seancën e Kuvendit.

Vetëvendsoje: Nuk ka normalizim pa u tërhequr marrëveshjet!

“Sot, deputetët e opozitës pamundësuan sërish vazhdimin e seancave të Kuvendit të Kosovës. Megjithëse Kuvendi u blindua nga qindra policë, opozita vazhdoi protestën e saj brenda Kuvendit për të parandaluar normalizimin e punës së institucioneve. Koalicioni i “Zajednicës” mund të mbajë mbledhje ilegale nëpër bufe e skuta të Kuvendit, por në Kosovë nuk do të ketë normalitet pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi. Situata po tensionohet si rezultat i insistimit të pushtetit për t’i realizuar marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacionin me Malin e Zi. Ne nuk do të pranojmë diçka të tillë dhe nuk do të ketë shtensionim të situatës pa hequr dorë Qeveria nga besnikëria ndaj Serbisë,” thuhet në një njoftim për shtyp të Vetëvendosjes.

Tensionohet situata jashtë Kuvendit, Albin Kurti përleshet me policinë

Pas ndërprejes së seancës plenare për shkak të gazit lotësjellës që opozita ka hedhur edhe këtë të premte, Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetët e tjerë të opozitës, janë përleshur me forcat e policisë, përpara godinës së Kuvendit. Opozita ka tentuar të thyejë kordonin e policisë, për t’u futur në sallën ku po shqyrtohej projekt-ligji për Buxhetin e vitit 2016.

Sakaq Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook, se Albin Kurti është rrahur brutalisht nga policia. “Policia sapo ka rrahur brutalisht deputetin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurtin, duke provuar ta arrestojnë atë, në oborrin e Kuvendit të Kosovës,” shkruhej në statusin e Vetëvendosjes.

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga ​lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, i cili në një prononcim për mediat nga selia e partisë së tij, ka thënë se teksa ai bashkë me deputetët e tjerë të opozitës po dilnin nga ambienti i Kuvendit të Kosovës, policia ka dashur ta arrestojë Albin Kurtin pa pasur fletëarrest ndaj tij.

“Policia deshi ta arrestonte sërish Kurtin, dhe për këtë arsye ndodhi edhe përleshja me policinë në atë moment”, ka thënë Haradinaj.

Sipas mediave kosovare, mësohet se Albin Kurti është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, pasi është ndier keq nga spraji. Po ashtu edhe disa deputetë të tjerë të opozitës janë ndier keq për shkak të gazit lotësjellës.

Nga përleshjet përpara Kuvendit të Kosovës, kanë mbetur të lënduar edhe disa policë, ku njëri prej tyre është dërguar për mjekim në spital pasi është goditur nga një gur në kokë.

Por pavarësisht gjendjes së tensionuar jashtë ambjenteve të Kuvendit, ku pati edhe përpleshje fizike mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe forcave të policisë, pasi sipas deputetëve të VV-së, policia ka tentuar të arrestojë Albin Kurtin, seanca plenare ka vazhduar.

Në seancën e zhvilluar në sallën e improvizuar, për shkak se në sallën ku mbahen seancat plenare ishte hedhur sërish gaz lotsjellës nga deputetët e opozitës, parlamentarët e Kosovës miratuan në parim projektbuxhetin për vitin 2016 e më pas seanca ka përfunduar, pasi kjo ishte edhe e vetmja pikë në rendin e ditës.

Pas seancës, ku u miratua projektbuxheti për vitin 2016, kreu i PDK-së Hashim Thaçi është shprehur se zgjedhjet e reja do të jenë në vitin 2018, duke shuar kështu shpresat e opozitës për të ardhur në pushtet, raporton Indeksonline.

Opozita hedh gaz lotësjellës, ndërpritet seanca

Opozita kosovare ka përdorur sërish gazin lotsjellës brenda Kuvendit ku pritej të niste seanca e jashtëzakonshme ku pritej të shqyrtohet për miratim projekt-ligji i propozuar nga qeveria për Buxhetin e vitit 2016. Ndërkohë që qytetarë jashtë Kuvendit kanë hedhur gurë në drejtim të policisë dhe ndërtesës së Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nisur seancën e sotme, por sapo ai e mori fjalën, deputetët e opozitës u ngritën nga karriget e tyre për ta penguar mbajtjen e saj. Opozitës nuk i ka mjaftuar vetëm hedhja e gazit në sallën e seancave. Ata si herën e kaluar, kanë hedhur gaz lotsjellës edhe në hollin e kuvendit.

Por deputetët e opozitës u penguan për t’iu afruar foltores nga zyrtarët e sigurimit. Kur shefat e grupeve parlamentare po shpreheshin për seancë, një nga deputetët e opozitës hodhi spraj ndaj oficerëve të sigurimit.

Pak më pas, u hodh edhe gaz lotsjellës. Kadri Veseli, kryetari i Kuvendit ka ndërprerë seancën. Ndërkohë që pak më parë ishte njoftuar se në seancën plenare të sotme do bëhej shqyrtimi i projektligjit për buxhetin e vitit 2016.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here