Home Ekonomi Bankers Petroleum gjobitet me 690 mijë $, shiti nafte pa akcize

Bankers Petroleum gjobitet me 690 mijë $, shiti nafte pa akcize

855
0

bankers-petroleumDrejtoria e Doganave gjobiti sot me 690 mijë dollarë, Bankers Petroleum, kompaninë kanadeze që merret me nxjerrjen e naftës bruto në Patos Marinzë të Fierit dhe eksportin e naftës jashtë Shqipërisë.
Gjobitja është bërë pas një investigimi që Doganat kanë bërë. Ata kanë zbuluar se kompania shiste naftë pa akcizë në tregun e brendshëm.

“Gjatë kontrollit të ushtruar tek subjekti “Bankers Petroleum Albania LTD” konstatuan se ky subjekt ka përdorur 627.505 litra produkt energjitik D1 Diesel 10 ppm për qëllime të ndryshme nga ai për të cilin produkti është përjashtuar nga detyrimi i akcizës.”- thuhet në njoftimin për shtyp të Bankers.

Shkeljet janë zbuluar nga strukturat e Departamentit të Akcizës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me Degën e Doganës Fier.

“Bankers Petroleum Albania LTD” me këtë veprim që klasifikohet si kundërvajtje administrative ka shmangur detyrimin e akcizës në shumën 23.217.685 lekë. Për këtë shkelje subjekti u penalizua me shumën 46.435.370 lekë. Në total (detyrim i munguar dhe penalitet) 69.653.055 lekë,” – saktëson njoftimi për shtyp.

Kompania kanadeze që merret me nxjerrjen e naftës bruto në rajonin e Patos Marinëz në Fier dhe eksportin e saj jashtë, nuk është licencuar për tregtim me shumicë dhe pakicë të naftës në vend.

Vendimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të drejtuar nga Elisa Spiropali është marrë sot.

Bankers Petroleum është prezent në Shqipëri nga viti 2004, duke marre me koncesion fushën naftëmbajtëse më të madhe kontinentale në Europë, ate të Patos Marinzës, në Fier.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave i bën thirrje subjekteve të akcizës të respektojnë me rigorozitet dispozitat e Ligjit 61/2012 “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë” si dhe aktet e tjera ligjore e nënligjore që rregullojnë këtë veprimtari. – See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/gjob–690-mij—-bankers-shiti-naft–pa-akciz–n–vend-187829.html#sthash.sR5zILv8.dpuf

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here