Home Aktualitet Ekspertiza: Olldashit i mori jetën xhami i baxhos

Ekspertiza: Olldashit i mori jetën xhami i baxhos

626
1

eksperteMëngjes… shi… furtunë… Nisemi drejt vendit ku tragjikisht humbi jetën një nga deputetët më të njohur të vendit, Sokol Olldashi. Herë pas here rruga bëhet gjarpëruese dhe me kthesa të panumërta, ndërsa pikat e shiut godasin me forcë xhamin e makinës.

U deshën 25 minuta që të mbërrinim në vendin e quajtur Lapidari i Krrabës, aty ku Koli nuk ia doli dot, aty ku fati i punoi atij një rreng pikërisht në rrugën që ai ishte përpjekur për ta bërë më të mirë. Një ditë pas vdekjes së deputetit demokrat, në atë vend çdo gjë duket edhe më e zymtë, përveç një tufe lulesh që dikush i ka vendosur tek vendi ku makina është rrëzuar dhe ku trupi i Sokol Olldashit u gjet i pajetë. Në orën 06:00 të mëngjesit në atë vend ka qenë një makinë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët u larguan vetëm rreth orës 09:30 minuta, kur në vendngjarje mbërritën specialistët për ekspertimin e vendit të ngjarjes, ndërkohë që një makinë policie qëndron e palëvizur në anë të rrugës ku Koli humbi kontrollin e mjetit. Ata janë të vetmit që vazhdojnë të qëndrojnë në atë vend, edhe pse shiu vazhdon të bjerë me furi, ashtu siç kishte rënë edhe një natë më parë, në natën e zezë që i mori jetën deputetit të njohur dhe të dashur nga të gjithë, Sokol Olldashit.

Për rreth dy orë, ekspertët vazhdonin të ekzaminonin vendin, pikërisht varrezat mbi të cilat kishte rënë makina e Kolit, nga e cila në vendngjarje kishin mbetur ende copa të baxhos së makinës, copa xhami të thyera, disa ilaçe për dhimbjen e kokës dhe kërkimet vazhdonin për të mbledhur prova të tjera. Pak hapa larg vendit ku makina kishte dalë jashtë rrugës, ndodhej një shtyllë druri, të cilën banorët e kishin spostuar disa hapa më tej, për shkak të “famës” së saj, e cila njihej si shtylla e aksidenteve.

BANORËT
Mes shiut që vazhdon të mos pushojë, takojmë disa banorë të zonës, të cilët pohojnë se nuk kanë ndier asgjë natën që ka ndodhur aksidenti. “Nuk dëgjuam asgjë, për shkak edhe të kohës së keqe. Binte shumë shi. Ne u afruam tek zona vetëm kur pamë sirenat e makinave të policisë, të cilët nuk na lanë të afroheshim te makina e përmbysur”, pohon njëri nga banorët e kësaj zone. Jehona se pikërisht në këtë vend një ditë më parë kishte ndërruar jetë deputeti Sokol Olldashi bënte që shumë prej drejtuesve të mjeteve të ndalonin dhe të tregonin me gisht pikërisht vendin ku makina kishte dalë jashtë rrugës

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here