Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar pak minuta më parë në Përmet. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugoer Këlcyrë-Përmet, tek ura e Veroniqit” ku dy pasagjerët po udhëtonin me një makinë me targa DR 6279 B drejt Përmetit, ndërkohë që automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurat duke lënë të vdekur drejtuesin e saj dhe plagosur rëndë pasagjerin tjetër.
Policia bën të ditur se viktima është shtetasi Petrit Lata, 43 vjeç specialist për krimet ndërsa ndodhet i shtruar në spitalin e Përmetit Nuri Kërcani ,shef i Rendit në Komisariatin e Policisë së Përmetit. Burime nga bluzat e bardha bëjnë të ditur se Kërcani është në gjendje të rëndë për jetën.
Ndërkohë njoftimet e fundit nga spitali bëjnë të ditur se shefi i Rendit në Komisariatin e Policisë së Përmetit Nuri Kërcani ka ndërruar jetë duke mos u rezistuar dot plagëve të marra.
Policia bën të ditur se shkak i këtij aksidenti kanë qenë reshjet e shumta ndërsa po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.