Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në një konferencë për shtyp deklaroi se Kolegji Zgjedhor shkeli edhe njëherë ligjin duke mos zbardhur vendimin e 3 Qershorit.
“Ka skaduar afati. Kolegji Zgjedhor ende nuk ka dhënë asgjë të shkruar për vendimin e turpit të 3 ditëve më parë. Askush nuk e di arsyen. Këtë institucion e detyron ligji të shprehë brenda 3 ditësh këtë vendim. Kolegji nuk e can kokën as se kjo cështje i intereson opinionit publik dhe miqëve e partnerëve ndërkombëtarë”, tha Rama.
Kjo sipas Ramës është një shkelje tjetër e ligjit dhe ka si orkestrator Berishën, sic tha ai. “Sot ndeshemi me një shkelje të re të ligjit nga vetë gjykatësit që duan të vënë drejtësi. Është Berisha ai që e organizon të gjithë këtë maskaradë së bashku me KQZ e Ristanit”, shtoi Rama më tej.
Nga selia rozë, kryesocialisti lëshoi një tjetër apel për partnerët e miqtë ndërkombëtarë, që të nisin urgjentisht ekspertizën e procesit zgjedhor.
“Rregullat e lojës nuk mund të ndryshojë në fund të lojës. Këtë e thotë edhe vetë gjykata amerikane. Apel ndërkombëtarëve të ndëhyjnë urgjentisht për të kërkuar një ekspertizë për zgjedhjet që të mos prishen ekuilibrat e brishtë të demokracisë”, theksoi kreu i PS.
Lideri i PS-së bëri me dije se forca që ai përfaqëson ka dorëzuar një tjetër padi në Kolegjin Zgjedhor, në kuadër të betejës së tyre për rezultatin e Tiranës.