Një 44- vjecar nga Kukësi është vrarë me 6 plumba në qendër të qytetit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në lagjen 6 vetëm 100 metra larg komisariatit të qytetit. Kanan Haki Veseli, 25 vjec, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Selman Matmuja 44 vjeç.
Policia e Kukësit ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të saj. Autori në polici ka deklaruar se para dy vitesh njeri prej vellezerve te viktimes e ka rrahur ate dhe vellain e tij dhe per hakmarrje ka shkuar ne lokalin e Seman Matmujës dhe vellezerve te tij per te kerkuar personin qe e kishte rrahur dy vjet me pare dhe meqe nuk e ka gjetur ka qelluar mbi personin e parë që ka gjetur, Seman Matmujën baba të 5 fëmijëve.