Home Rajoni Greqi, tre shqiptarë grisin flamurin grek

Greqi, tre shqiptarë grisin flamurin grek

744
0

Griset flamuri grek në një fshat në Patra të Greqisë. Ngjarja është shënuar në fshatin Neohor të zonën Ilia të Patras. Tre shqiptarë, pasi kanë hequr flamurin grek që valëvitej në qendër të fshatit, e kanë grisur atë dhe më pas janë larguar për në drejtim të paditur.

Ngjarja ka alarmuar banorët e zonës dhe kryetarin e  fshatit, i cili ka vënë në lëvizje policinë. Pas disa orësh, është bërë e mundur kapja e njërit prej shqiptarëve. Bëhet fjalë për një 22-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Sipas policisë, shqiptari jetonte në Greqi me dokumentacion jo të rregullt. Ai është marrë në pyetje por nuk ka dhëne shpjegim për motivin dhe bashkëpunëtorët.

Këta të fundit, janë shpallur në kërkim policor, por burimet shprehen se identiteti i tyre nuk është i plotë, pasi njihen vetëm emrat e shkurtër që u thërrisnin në zonë. Ndaj tre shqiptarëve është ngritur akuza, “fyerje ndaj simboleve të kombit”. Ngjarja ka bërë bujë në vendin fqinj dhe është pasqyruar në të gjitha mediat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here