Home Aktualitet Gjirokastër, sekuestrohen 20 kg marijuanë

Gjirokastër, sekuestrohen 20 kg marijuanë

490
0

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 20 kilogramë marijuanë dhe ka arrestuar në flagrancë një person, ndërsa ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

Sipas policisë është arrestuar, shtetasi i cili do të transportonte me krahë lëndën narkotike, si  dhe ka shpallur ne kërkim pronarin i lëndës narkotike nga fshati Lazarat dhe një shtetas tjetër që transportoi lëndën narkotike me automjet.

Marijuana do të transportohej nga Gjirokastra në drejtim të rretheve Fier -Vlorë ,  Durrës dhe Tiranë , dhe për të shmangur postobllokun e Policisë të ngritur në vendin e quajtur Uji i Ftohët Tepelenë ,  do të përdorëj si rrugë kalimi për trafikimin e lëndës narkotike ,  rruga këmbësore buzë lumit Drino si dhe rrugën këmbësore në pyllin mbi pikën turistike Uji i Ftohtë Tepelenë”- thuhet në deklaratën e policisë.

Policia nuk bëri me dije identitetin e të arrestuarit apo dy personave të shpallur në kërkim, për arsye hetimi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here