Home Aktualitet Sinanaj: “E kam takuar 4 here biznesmenin Karçini”

Sinanaj: “E kam takuar 4 here biznesmenin Karçini”

700
0

julian-sinanaj2Për shkak të rëndësisë dhe vështirësisë që kishte ekzekutimi i bosit të naftës dhe gazit Piro Bare, Ilir Karçini është takuar disa herë me vrasësin me pagesë dhe “kapon” e tij, Genis Mëhillaj. Në dëshminë e dhënë para prokurorëve, Sinanaj kujton se për realizimin e vrasjes janë bërë katër takime, ku njëri prej tyre është kryer në zyrën e biznesmit të “Prima Gaz Albania”, Ilir Karçini.

Nuk jepet me saktësi se kur është kryer ky takim, por burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, tregojnë se në këta takim është folur më gjatë dhe më shtruar. Karçini ka porositur kafe për dy mysafirët dhe kanë qëndruar së bashku, ku kanë bashkëbiseduar për mënyrën e ekzekutimit të Piro Bares, pronarit të “Porto Romanos”. Gjithashtu sipas dëshmisë së Julian Sinanaj, ai u ka premtuar një pjesë të parave, duke i dhënë garancinë se breda pak ditëve do i derdhte në llogari bankare shumën prej 50 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër do ja kalonte pasi, Sinanaj të kishte përfunduar punën.

Grisja e fotografisë
Për të krijuar një ide fillestare se kush ishte personi që ishte planifikuar për tu ekzekutuar, në dëshminë e tij, Julian Sinanaj, tregon se teksa bashkëbisedonin, Karçini ka nxjerrë një fotografi ku kishte dalë disa vite më parë me biznesmenin Piro Bare. Fotografia është grisur dhe se pjesën ku ndodhej Bare, ja kishte dhënë Sinanaj, duke i dhënë më pas edhe adrresën e saktë se ku banonte biznesmeni i njohur, në afërsi të kodrave të liqenit artificial në kryeqytet.

Fill pas këtij takimi Karçini, Sinanaj dhe Genis Mëhillaj janë takuar dhe tre herë të tjera, pasi biznesmni i gazit kërkonte garanci për vrasjen. Në dëshminë e tij, Sinanaj tregon se Karçini i trembej dhe faktit se mund të mashtroheshe pasi të kalonte një pjesë të shumës financiare, duke patur frikë se Sinanaj së bashku me Mëhillajt, mund të zhdukeshin pasi të mernin lekët dhe të mos çonin deri në fund planin që kishin kurdisur.

Zbulimi i Karçinit
Ilir Karçini është zbuluar mes fotografive të 20 biznesmenëve të gazit dhe naftës që veprojnë në Shqipëri. Sinanaj, është përballur me 20 fotografi që dy prokurorët Ardian Nezha dhe Behar Dibra, i kanë treguar gjatë paraqitjes për njohje. Mes 20 fotografive, Sinanaj veçoi fotografinë e Ilir Karçinit, duke treguar se ishte pikërisht njeriu me të cilin kishte folur dhe planifikuar vrasjen e Piro Bares.

Ai u ka treguar oficerëve se me njeriun që kishte përballë në fotografi ishte takuar plot katër herë, dhe se në të gjitha rastet kishte biseduar për mënyrën e ekzekutimit të Piro Bares. Të gjithë këtë skemë e ka mohuar në polici dhe gjykatë, biznesmeni Karçini, duke pohuar se nuk kishte asnjë lidhje me akuzat dhe se nuk e njihte të penduarin e drejtësisë Ilir Karçini.

Bare: Kam përplasje me 20 biznesmenë
Teksa Julian Sinanaj, ka treguar në prokurori se do vriste biznesmenin Piro Bare, prokurorët kanë “vrapuar” drejt këtij të fundit, duke e njoftuar për planin, por dhe marrë dëshminë e tij. Bare ka pohuar para hetuesve, se kohët e fundit ka pasur konflikte të shumta me biznesmenë të naftës dhe gazit në vend, për shkak të mos lejimit të shkarkimit të anijeve në Portin e Romanos, që zotërohet prej tij. Bare ka dhënë 20 emra biznesmenësh që ka pasur konflikte mes tyre dhe të arrestuarin Ilir Karçini. Fotografia e këtij të fundit është ballafaqur me Sinanaj, i cili ka konfirmuar se ai ishte porositësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here