Home ShowBiz Klaudja: Nuk e përballova dot akumulimin e stresit

Klaudja: Nuk e përballova dot akumulimin e stresit

661
0

Në një diskutim me dy gazetarë, Klaudja, banorja e sapo larguar nga shtëpia më e madhe në Shqipëri, tregon se nuk është narkomane.

Një pyetje që i është bërë Klaudjës ishte se a ishte penduar ajo nga dalja e Big Brother-it. Ajo përgjigjet po dhe se do të dëshironte të riktheheshte, por ishte shumë vonë.

Për tu futur ne Big Brother, normalisht kryhen analiza dhe është gjë më se normale se nuk është narkomane, sepse nëse do të ishte e tillë, nuk do ta shihnim në Big Brother këto javë.

Klaudja shton: “Kishte shumë persona që mendonin se isha konkurrenrte e fortë dhe se do të arrija deri në finale. E vërteta është se nuk e përballova dot akumulimin e stresit, që ishte tej mase i fortë dhe për këtë ju siguroj se më erdhi tej mase inat me veten. Ishte hera e parë që më ndodhte diçka e tillë, sepse më parë çdo nismë që kam marrë e kam çuar deri në fund. Nuk e di përse më ndodhi, por pa dyshim që lidhet me stresin e grumbulluar. Mungesa e ushqimit, e cigareve dhe grindjet me banorët më stresuan të gjitha”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here