Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë sot projekt-aktin për hartimin e tabelës përmbledhëse për rezultatin e Bashkisë së Tiranës, pas mbylljes së procesit të numërimit të fletëve në kutinë e gabuar një ditë më parë.
Dje pas mesditës, KQZ përfundoi rinumërimin për Tiranën, proces që nisi pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për rinumërimin e të gjitha kutive të Tiranës, ku gjendeshin fletët e kontestuara dhe zgjati 5 ditë.
Ndërkohë, nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste është bërë e ditur se do të depozitojnë në Kolegjin Zgjedhor edhe ankimimin për pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 8 majit.