Kombëtarja shqiptare U-17 është kualifikuar për në Elite Round falë barazimit 1-1 me Estoninë, ndeshja e fundit në grup.
Kuqezinjtë e vegjël, të drejtuar nga Mustedanagic dhe Ilir Biturku, morën 1 pikë dhe u ngjitën në kuotën e 4 pikëve duke lënë pas Sllovakinë që humbi me Gjermaninë kryesuese.
Goli për Shqipërinë u shënua nga Jonuzi me 11-metërsh.
Tani kombëtarja kuqezi U-17 do të marrë pjesë në Elite Round, aty ku janë 28 skuadrat më të mira të Europës.
Në ndeshjet e tjera të grupit 12, Shqipëria U-17 fitoi 2-1 ndaj Sllovakisë dhe humbi 0-1 ndaj Gjermanisë.
Të gjitha ndeshjet e grupit janë zhvilluar në Talin të Estonisë.