Home Aktualitet Shpërthimi, minatorët pezullojnë punën

Shpërthimi, minatorët pezullojnë punën

608
0

Nje dite pas shperthimit ne minieren e Bulqizes, ku nje minator humbi jeten dhe tete te tjere mbeten te plagosur, gjithe te tjeret kane vendosur braktisjen e punes.

Dita e sotme i ka gjetur galerite bosh. Vendimi u mor mengjesin e sotem, ku pas nje takimi minatorët vendosen që të pezullojnë punën.

Paraditen e djeshme, nje shperthim hidrogjeni ne pusin numer dy humbi jeten minatori Naim Shyti dhe tre te tjere nga tete te plagosur trajtohen ne gjendje kritike ne spital.

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço tha se ministria vetëm pak ditë më parë kishte lëshuar një urdhër për pezullimin e punimeve në  ne minieren e kromit ne Bulqizë.

Ne nje reagim te METE, thuhet se “nga METE është lëshuar një urdhër për pezullimin e punimeve në Minierën e Kromit Bulqizë deri në vënien në gadishmëri pune të saj, në lidhje me sigurinë në punë”. Sipas METE, urdhëri eshte dhënë në datën 10 gusht 2011.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here