Home Aktualitet Kakavije, pala greke bllokon kalimin e emigranteve shqiptare

Kakavije, pala greke bllokon kalimin e emigranteve shqiptare

154
0

kakavijeQindra qytetarë shqiptarë që kishin planifikuar të udhëtonin drejt Greqisë përmes pikës doganore të Kakavijës kanë mbetur të bllokuar në kufi. Dogana greke ka njoftuar një defekt në rrjetin kompjuterik mesditën e së hënës dhe në orët e pasdites ka rinisur puna por me regjistra, duke berë të mundur kalimin e kufirit vetëm për ata që kanë pasaporta apo akarta greke.

Burime kanë konfirmuar se dy persona, shtetas greke kanë vendosur një kuti në një aneks të barazlarguar nga Pika Kufitare Greke e Kakavijës ku u kërkonin qytetarë të votonin për çështjen e Himarës. Në një copë letër ata u kërkonin shqiptarëve të shkruanin nëse ishin pro apo kundër bashkimit të Himarës me Vranishtin, siç është planifikuar në ndarjen e re territoriale të vendit.

Sipas shefit të Stacionit të Kufitar të Kakavijes Edmond Braho prej orës 14:00 të së hënës, kohë kur nisi edhe bllokimi i qarkullimit të automjeteve është negociuar me palën greke me ndërmjetësimin edhe të konsullit shqiptar në Janinë. Rreth orës 18:15 minuta pala greke rifilloi punën duke regjistruar të gjitha daljet në regjistrat që u nxorrën nga dosjet e lëna mënjanë prej vitesh. nuk lejohen të kalojnë personat me pasaporta biometrike shqiptare, por vetëm shtetasit me pasaportë greke dhe emigrantët me kartë homogjeni greke

Ndërsa për të hyrë në Greqi lejohen vetëm ata që kanë pasaporta greke, dokumenta 10 vjeçare dhe shtetasit e huaj.

Defekti ka shkaktuar rradhë të gjata dhe irritim te emigrantët. Sipas tyre pala greke ka lejuar të kalojnë vetëm minoritarët grekë, ndërsa për shtetasit shqiptarë vazhdon të jetë i njëjti trajtim diskriminues.

Si pasojë e bllokimit nga defekti i përhershëm kompjuterik, në palën greke, janë krijuar radhë të gjata makinash në të dyja anët e kufirit, rradhë që shkojnë deri në 3-4 km. Fundi i muajit korrik dhe fillimi i muajit gusht, shënon edhe fluksin më të madh të shtetasve që kalojnë Pikën Kufitare të Kakavijes, më e madhja në jug të vendit. Sipas informacioneve nga kjo nyje kufitare, vetëm gjatë 24 orëve të fundit në të, kanë hyrë 14 mijë persona, ndërsa të dyja palët punojnë me nga 6 sportele.

Krahasuar me një vit më parë numri i personave që kalojnë Kakavijen, është dyfishuar, kjo si pasojë jo vetëm e numrit në rritje të turistëve të huaj, por edhe e një numri të lartë emigrantësh që rikthehen përfundimisht në atdhe, ndërkohë që po i lartë vazhdon të mbetet numri i personave që zgjedhin të kalojnë pushimet në shtetin fqinj.

Kakavijë, defekt në sistemin kompjuterik, bllokohet lëvizja
Në këto ditë pushimesh verore në doganat kufitare të qarkut të Gjirokastrës vijon të jetë i lartë fluksi i lëvizjes së këmbësorëve dhe automjeteve nga Greqia në drejtim të Shqipërisë dhe anasjelltas.

Ndërkohë mesditën e së hënës një defekt teknik në palën greke ka krijuara probleme për lëvizjen në të dyja anët e kufirit në doganën e Kakavijes.

Sipas burimeve zyrtare në policinë kufitare në Gjirokastër, rreth orës 14.00 pala greke në Kakavijë ka njoftuar homologët shqiptarë se për shkak të një defekti teknik në sistemin kompjuterik do të ndërpritej puna.

Një fakt i tillë ka krijuar probleme për lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve në të dyja anët e kufirit.

Previous articleVjedhja te BSH, ne prokurori edhe guvernatori Fullani
Next articleBSH perfundon inventarizimin, jane vjedhur 713 mln lekë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here