Home Aktualitet Korrupsion në Gjykatën e Korçës, dy në pranga për mitmarrje

Korrupsion në Gjykatën e Korçës, dy në pranga për mitmarrje

866
0

Drejtori i Burgut dhe kancelari i Gjykatës së Korcës kanë rënë në prangat e policisë për korrupsion. Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Sipas zëdhënëses Laura Totraku, Arben Hoxha, drejtori i burgut dhe Shkëlqim Kajmaku, kancelar i gjykatës së Korcës janë arrestuar në flagrancë nga policia pasi kishin marr një shumë prej 500 mijë lekësh një shtetasi.

“Në kuadër të operaciont të koduar “Kancelari” u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Arben Hoxha, me detyre shef i personelit të institucionit të ekzekutimit të veprës penale si dhe ndalimi i shtetasit Shkëlqim Kajmaku, me detyrë kancelar i gjykatës së Korçës. Këta shtetas akuzohen për veprën penale të korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike e kryer në bashkëpunim. Arben Hoxha është kapur në flagrancë pasi i kishte marrë shumën prej 500 mijë lekë një qytetari në këmbim të nxjerrjes më shpejt të një vendim-ekzekutimi për një çështje civile, që e kishte nxjerrë kancelari i gjykatës, Shkëlqim Kajmaku. Në momentin e ndalimit të tyre, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma prej 500 mijë lekë, vendimi i gjykatës dhe dokumente, që vërtetonin shkelje ligjore të kancelarit të Gjykatës”, beri te ditur Laura Totraku, zëdhënëse e Policisë së Shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here