Home Bota Masaker ne Paris, 12 te vrare nga sulmi terrorist

Masaker ne Paris, 12 te vrare nga sulmi terrorist

732
0

masaker-parisNjë sulm i armatosur në revistën satirike franceze “Charlie Hebdo” ka lënë 12 viktima, mes të cilëve edhe 2 policë, ndërsa 20 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, 5 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Dy persona të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov sulmuan zyrat qendrore në Paris, duke qëlluar ndaj stafit të revistës satirike dhe duke lënë të vrarë e të plagosur, ndonëse bilanci përfundimtar ende nuk është zyrtar.

Personat e armatosur janë larguar me një makinë nga zyrat e revistës “Charlie Hebdo”, ndërsa përballja me forcat e policisë për t’i ndalur rezultoi fatale për dy efektivë të cilët u qëlluan për vdekje nga autorët e kësaj masakre në qendër të Parisit.

Dy autorët sipas dëshmive të para kanë hapur zjarr duke bërtitur, “Do të marrim hak për profetin”, dhe “Allah u Akbar”, (Zoti është i madh)

Franca është shokuar nga kjo ngjarje, që shënon një sulm të përsëritur terrorist në kryeqytetin e vendit.

Dëshmitarët në vendngjarje treguan se burrat e armatosur hynë në zyrat e punonjësve dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të tyre duke shkaktuar një masakër të përgjakshme.

Pas sulmit dyshohet te fshihen militantet e ISIS
Edhe pse është ende herët të përcaktohet motivi i sulmit, dyshohet që pas kësaj tragjedie të fshihen militantët islamikë pasi revista kishte publikuar vazhdimisht karikatura tallëse të liderit të ISIS.

15 minuta përpara sulmit e përjavshmja satirike ka publikuar në profilin e saj në Twitter një karikaturë të Abu Bakr al-Baghdadi, lideri i shtetit islamik. Kjo karikaturë ishte publikuar në numrin e fundit të revistës satirike.
masaker-paris1

Mes viktimave edhe kryeredaktori i revistës satirike Charbonnier
masaker-paris14
Viktimë e këtij sulmi tragjik mbeti edhe kryeredaktori i revistës satirike franceze. Stephan Charbonnier, i quajtur ndryshe Charb, gjeti vdekjen nga breshëria që lëshuan dy personat e maskuar mbi stafin e “Charlie Hebdo”. Në vitin 2013 Al Qaeda kishte vendosur një çmim për kokën e Charbonnier.

Në këtë sulm humbën jetën dhe tre nga karikaturistët më të njohur: Cabu, Tignous dhe Georges Wolinski.

Hollande: Nje akt barbar, u sulmua fjala e lire dhe rendi
Menjëherë në vendngjarje mbërritën dhe disa nga figurat kryesore të vendit mes tyre dhe presidenti francez Francais Hollande, i cili e ka konsideruar këtë ngjarje një ‘akt barbar’.

“Një ditë e zezë për Francën dhe median e lirë. Gazetarët që shprehin fjalën e lirë dhe forcat e rendit që mbrojnë qytetarët janë sulmuar. Qeveria, ministritë dhe përgjegjësit për sigurinë duhet te sigurojnë të gjithë qytetin si dhe të gjejnë sa më parë përgjegjësit e këtij akti terrorist për t’i dënuar ashpër. Franca është e shokuar nga sulmet e terroristëve dhe duhet të bëhet gjithçka për ndalimin e tyre. Ne jemi vend i lirisë dhe nuk i përgjigjemi me dhunë dhe kërcënime sulmeve të tilla. Jam pranë gazetarëve dhe familjarëve të tyre, viktimave të këtij sulmi. Evropë do të thotë liri për të drejtën e shprehjes dhe shtypit” u shpreh Hollande.

Punonjesit e revistes satirike filmojne perleshjen e autoreve me policine
Një pjesë e punonjësve të revistës franceze kanë mundur të ngjiten në tarracën e ndërtesës dhe kanë realizuar video amatore të shokut që kanë pësuar duke siguruar dhe pamje nga momenti i të shtënave.

Sulmi, gjatë mbledhjes së stafit, të gjithë gazetarët ishin në redaksi
Sipas mediave franceze, sulmi ndodhi gjatë takimit të përjavshëm të redaksisë së revistës “Charlie Hebdo”, çka do të thotë se të gjithë gazetarët ishin të pranishëm në kohën e masakrës.
masaker-paris144
Rama: Kasaphanë mbi gazetarërinë. Solidaritet, revoltë!
Për sulmin tragjik në revistën satirike franceze ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, kun ë një linjë me solidaritetin ndaj Francës në këtë masakër, kreu i qeverisë shqiptare shpreh edhe revoltën për sulmin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here