Home Aktualitet Prokuroria: Atentati ndaj Shullazit i planifikuar

Prokuroria: Atentati ndaj Shullazit i planifikuar

605
0

shullaziSulmi me armë mbi Emiljano Shullazin dhe njerëzit e tij, për prokurorinë e Tiranës ka qenë një plan i kundërshtarëve, për të eleminuar njerëzit kryesorë dhe vetë Emiljano Shullazin. Duke ju referuar këtyre burimeve mësohet se viktima 42-vjeçari Artur Baze, është paguar për të eleminuar shtetasin Pajtim Serjani, i cili disa vite më parë i kishte shpëtuar një atentati mafioz në kryeqytet.

Përdorimi i këtij personi të panjohur, sipas burimeve është bërë për tu afruar sa më afër Serjanit, duke mos i dhënë mundësi këtij të fundit, por edhe personave të tjerë ta njohë autorin që do të çëllonte. Burimet shtojnë se deri këtu planet kanë shkuar perfekt, por hyrja me maskë në lokal, i Artur Bazes alias Arianit Sterjo, ka bërë që katër personat që ndodheshin në tavolinë Pajtim Serjani, Denis Ramani, Ditmir Reçi dhe efektivi i policisë Roland Mete, të reagojnë menjëherë duke u larguar.

Për pasojë 32-vjeçari Serjani ka marrë një plumb dhe efektivi i policisë Meta ka mbetur i plagosur, i cili më pas ka mundur të reagojë duke hapur zjarr në drejtim të autorit të krimit dhe lënë të vdekur në vend Arianit Sterjo. Pa kaluar 15 minuta nga ky sulm, prokurorët shtojnë se i është ngritur pritë Emiljano Shullazit dhe shokut të tij të ngushtë Gilmando Danit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here