Një aksident me pasojë vdekjen e 1 personi dhe plagosjen e 4 të tjerëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrethin e Pukës.
Ngjarja ka ndodhur afër Fierzës ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë. Për pasojë ka gjetur vdekjen 50-vjeçari Haki Mustafa dhe janë plagosur Florie Imeri, Sajmir Imeri, Esmine Imeri dhe Krasniq Cakri.
Menjëherë të plagosurit janë transportuar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak ndërsa mësohet se gjendja e trye shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se të aksidentuarit po ktheheshin nga një dasëm në momentin kur drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.
Policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.