Vllaznia është bërë skuadra e dytë shqiptare që siguron kualifikimin për në raundin e dytë në Ligën e Evropës. Shkodranët kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e kthimit ndaj Birkirkarasë dhe kanë siguruar kualifikimin me rezultatin e përgjithshëm në favor të tyre 2-1.
Vllaznia kaloi në avantazh që në minutën e 4 me anë të Vagjushit. Brenda pak minutave janë kundërpërgjigjur dhe maltezët, të cilët shënuan me anë të Silvës në minutën e 17-të.
Në minutat e mbetura Vllaznia ia doli mbanë të administrojë lojën duke bërë që në përfundim të ishte ajo që siguronte kualifikimin.