Këngëtarja Nora Istrefi më në fund ka shuar spekulimet në lidhje me shtatzëninë e saj duke e konfirmuar atë në spektaklin “Dance with me”.
Nora pas kërcimit me Genti Bejkon deklaroi se ky ishte kërcimi i saj i fundit, sepse është 9-javëshe shtatzënë dhe se i duhet të ndërpresë garën.
Bashkë me Norën garën e ka ndërprerë edhe partneri i saj, Genti, i cili tha se këtë garë e nisi me këngëtaren dhe do ta përfundojë me të.
Edhe në vallëzim ajo u vlerësua lartë nga anëtarët e jurisë sikurse në javët e kaluara.
Kohë më parë qarkullonin lajme në lidhje me shtatzëninë e këngëtares, e cila u martua këtë , por ishte vetë ajo që mohoi këto spekulime.
Ajo menjëherë mori urimet nga kandidatët tjerë të “Dance with me” dhe nga fansat nëpër rrjetet sociale.