Home Politike Stervitja Ruso – Serbe, Topalli perplaset me perfaqsuesin Serb ne NATO

Stervitja Ruso – Serbe, Topalli perplaset me perfaqsuesin Serb ne NATO

335
0

jozefina-topalliSesioni i 60-të i Asamblesë Parlamentare të NATO-s u karakterizua nga polemika të forta midis delegacioneve shqiptaro-serbe, ku si shkak ka shërbyer stërvitja e përbashkët ushtarake Serbi-Rusi.

Sipas agjencisë “Anadoll”, pikënisje e debateve ka qenë ndërhyrja e kreut të Kuvendit serb, Dragan Shormaz, i cili i ka ndërprerë fjalën Jozefina Topallit, shefe e delegacionit të parlamentit shqiptar.

Duke iu referuar stërvitjes ruso-serbe të 14 nëntorit, Topalli ka pyetur shefin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në lidhje me vërtetësinë e pretendimeve se Rusia po ndihmon forcat e armatosura serbe.

Shormaz i ka ndërprerë fjalën, duke iu përgjigjur se kolegët e parlamentit shqiptar nuk kanë informacionet e duhura. Ndërsa Stoltenberg tha se Serbia është një shtet sovran i cili vendos vetë për bashkëpunimet me vendet e tjera, duke shtuar se Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për NATO-n. Në Serbi, më 14 nëntor të këtij viti, u zhvillua një stërvitje e përbashkët ushtarake e ushtrisë serbe dhe Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, në të cilën morën pjesë më shumë se 400 ushtarë.

Previous articleFushe Kruje, shperthim eksplozivi ne nje kompleks biznesesh
Next articleNora Istrefi eshte shtatezene, braktis “Dance with me”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here