Tensionet në rritje në Kosovë kanë bërë që Gjermania të dërgojë përforcime urgjente për misionin paqeruajtës ndërkombëtar KFOR në Kosovë, që udhëhiqet nga NATO-ja. E përditshmja gjermane “Der Spiegel” njofton se me afrimin e zgjedhjeve serbe po rritet edhe numri i trupave gjermane në Kosovë.
Sipas këtij “Der Spiegel” 550 ushtarë do të dërgohen në Kosovë në kuadër të KFOR-it, para zgjedhjeve të Serbisë më 6 maj.
Veç kësaj, në Kosovë do të dërgohen edhe afro 150 ushtarë austriakë, për shkak të shqetësimeve se mund të shpërthej dhuna në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me popullatë shumicë serbe.
Sipas revistës “Spiegel”, trupat do të vendosen më 1 maj.
Aktualisht në Kosovë gjenden 5800 ushtarë të KFOR-it, ndërsa 1300 prej tyre janë pjesëtarë të forcave të armatosura gjermane.