Një motor kërkimi që vjen në ndihmë të fëmijëve, është bërë viral në internet, pasi ndalon të japë shpjegime për fjalë të tilla, si menstruacione.
Kiddle është regjistruar në 2014-tën, dhe është financuar nga Google Safe Search por që nuk ka lidhje me gjigantin e teknologjisë.
Fjalë të tjera të bllokuar nga kjo faqe janë lezbike dhe gei, një vendim ky që ka zemëruar një grup në mbrojtje të tyre, Stonewall. Kiddle thotë se rezultatet e kërkimit janë “marrë dhe vendosur” nga editorët e faqes.
Megjithatë faqja prapë ka anomali. Për shembull, bllokon fjalën ‘synet’ por jo FGM (female genital mutilation), vetëvrasjen por jo vetë dëmtimin, aktoren Pamela Anderson por jo “50 hijet e Greit”.
Ende nuk dihet se në pronësi të kujt është Kiddle por testimet e hershme kanë treguar se është themeluar nga një faqe ruse e quajtur Freaking News. Faqja i kërkon gjithashtu përdoruesve të shtojnë fjalë kyçe për bllokimin.
Kiddle thotë se hyrja në faqen e saj fshihet çdo 24 orë, dhe nuk regjistrohet asnjë e dhënë përdoruesi.