Home Aktualitet Ina Rama kërkon ndihmë nga SHBA-të, hetimi më i besueshëm

Ina Rama kërkon ndihmë nga SHBA-të, hetimi më i besueshëm

732
0

Kryeprokuroja Ina Rama në një konferencë për shtyp ku kishte ftuar dhe ambasadorin e SHBA-së Aleksandër Arvizu i ka kërkuar këtij të fundit asistencë hetimore nga vendi i tij. Kryeprokurorja Ina Rama në konferencën e parë për shtyp pas ngjarjeve të 21 janarit, tha se Prokuroria ka nisur hetimet dhe se ky do të jetë një hetim profesional dhe i pavarur. Sipas kryeprokurores Shtetet e Bashkuara të Amerikës disponojnë asistencën e nevojshme teknike.

“Kjo asistencë, kerkohet të shtrihet në aspekte të veçanta të ekspertizës kriminalistike dhe hetimit, ne te cilen SHBA kane nje standart te larte profesional, fakt i cili besojme se do të japë garanci te mjaftueshme se procesi i nisur i hetimit do të jetë më i arrire profesionalisht dhe më i besueshem në paanshmërinë e tij” – tha Ina Rama

Sipas Kryeprokurores Ina Rama, “rezultatet e kesaj veprimtarie hetimore të kryer që në çastet e para pas ndodhjes së ngjarjes me profesionalizem të lartë nga prokuroret dhe oficeret e prokurorise Tirane, eshte e nevojshem t’i nenshtrohen nje sërë ekzaminimeve kriminalistike apo mjeko ligjore, konkluzionet shkencore te te cilave jane teper te rendesishme per ezaurimin e nje hetimi te pavarur dhe te gjithanshem” – thuhet në deklaratën e Kryeprokurores

Ndërsa në fjalën e tij ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu pasi shprehu keqardhjen e tij për ngjarjet e 21 janarit, dhe për jetët e humbura, tha se do ta shqyrtojë me kujdes kërkesën e Kryeprokurores Ina Rama. Arvizu bëri thirrje gjithashtu qe dy partitë më të mëdha në vend të anullonin tubimet e paralajmeruara.

KJo deklarate ishte reagimi i parë i Kryeprokurores pas demonstratës së 21 janarit, ku humbën jetën tre persona dhe shumë të tjerë u plagosën. Kryeprokurorja Ina Rama është përballur gjatë këyre ditëve me akuza të njëpasnjëshme nga ana e mazhorancës për anshmëri të saj në hetime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here