Home Aktualitet Sinjalistikë e re në superstradën Milot-Fushë Krujë

Sinjalistikë e re në superstradën Milot-Fushë Krujë

658
0

Ajo që shpesh herë është bërë burim aksidentesh tragjike, superstrada Milot-Fushë Krujë do të ketë një sinjalistikë tërësisht të re dhe bashkohore, duke e përafruar me standartet e Bashkimit Europian. Ministria e punëve publike në bashkëpunim me drejtorinë e rrugëve në Lezhë ka nisur punën intensive për vendosjen e shpejtë të një sinjalistike rrugore tërësisht të re dhe me elementët e nevojshëm.

Specialistët shprehen se ndërhyrja synon që ky aks ndër më problematikët përsa i përket aksidenteve të mbahet në parametrat e duhura teknik të qarkullimit rrugor. Zëvendës ministri i punëve publike Ernest Noka i cili ka ndjekur nga afër punimet që po kryhen ka bërë të dirtur se të tjera ndërhyrje do pasohen për sinjalistikën rrugore.

Shqipëria ka planifikuar tashmë një seri masash për të plotësuar detyrimet e saj, si anëtare me të drejta të plota e Procesit të Stabilizim Asociimit. Kjo po reflektohet edhe në sektorin e transportit rrugor me përshtatjen legjislative të kornizës ligjore me standardet dhe rregulloret ndërkombëtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here