Home Sociale Pamundesia per pasaporte, serisht kalim nga mali per ne Greqi

Pamundesia per pasaporte, serisht kalim nga mali per ne Greqi

771
0

Kushtet e vështira ekonomike dhe pamundësia për të patur një pasaportë biometrike si shumica e shqiptarëve, detyron dhjetra persona të hyjnë ilegalisht në Greqi. Ndërsa mendohej se ikjet nga mali të klandestinëve shqiptarë do të ishin një histori e të shkuarës, duket se nuk ndodh ende kështu. Kalimet e emigrantëve ilegalë vazhdojnë, ndonëse në shifra tejet të ulëta se ato të paktën të një viti më parë. Por policia greke nga ana e saj kthen gati në mënyrë të vazhdueshme në kufi dhjetra klandestinë të kapur pa dokumenta në shtetin grek. Megjithëse shoqërimi i tyre në policinë greke nuk është më disa ditor si ndodhte me parë, përsëri ata nuk mund ti shamngen dot qëndrimi të paktën për 24 orë në polici për tu rikthyer më pas në pikën kufitare të Kapshticës ku iu dorëzohen autoriteteve të policisë shqiptare në të. Sipas burimeve nga kjo pikë kalimi, vetëm në 24 orët e fundit ajnë kthyer si deportivë 30 klandestinë shqiptarë, të gjithë të seksit mashkull që i përkisnin moshës nga 15-45 vjeç. Emigrantët ilegalë mësohet të jetë ikur vetëm gjatë ditëve të fundit në drejtim të shtetit grek, duke shfrytëzuar kufirin tokësor nga rrethi i Devollit për të depërtuar në tokën greke. Mësohet sipas të njëjtave burime se deportivët janë kapur në afërsi të kufirit Shqipëri-Greqi në zonën greke të Follorinës, Kozanit, Kosturit etj. Pasi kanë mbritur në tokën shqiptare të kthyerit i janë nënshtruar pyetjeve në policinë shqiptare ku kanë dhënë gjeneralitet e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here