Home Aktualitet Motra e Danieles: Ajo e dinte qe do vdiste.

Motra e Danieles: Ajo e dinte qe do vdiste.

758
0

motraNjë tjetër dëshmi tronditëse lidhur me vrasjen e katërfishtë vjen nga motra e Danjela Meçollarit. Miranda Metja tregon për News 24 se 30-vjeçarja e dinte që Bashkim Latollari do e vriste. Ajo rrefen se e motra është kërcënuar vazhdimisht nga i dashuri madje dhe është rrahur në mes të fshatit.

“Ne e dinim lidhjen me Bashkimin. Ai e dhunonte vazhdimisht Danjelën madje një herë e ka rrahur edhe në mes të fshatit. Bashkimi e kishte kërcënuar se do e vriste. Ajo e dinte që do e vriste, ma tha dy ditë pas vitit të ri.”- ka treguar Miranda.

Motra e viktimës rrëfen se Danjela Meçollari kishte lidhje intime me autorin e vrasjeve prej katër vitesh. Dhe këtë lidhje e dinin të gjithë edhe familjarët madje edhe burri i saj Belimoni.

Sipas saj 30-vjeçarja e donte Bashkim Latollarin nga e keqja pasi i trembej atij vet dhe familjes së tij, duke ditur që autori i vrasjeve kishte tashmë dy vëllezër në burg për vrasje. Miranda tregon se burri i Danjelës luante kumar dhe shiste çdo gjë që kishte në shtëpi.

Motra e Danjela Meçollarit thekson se fëmija i vogël nuk është i Bashkim Latollarit por i Belimonit dhe sipas saj atësia është konfirmuar. Sipas rrëfimit Bashkimi i ka kërkuar Danjelës të martohej me të por kjo e fundit nuk ka pranuar të prishë familjen. Miranda kërkon që autori i vrasjes të dënohet me vrasje.

Dënim me vrasje për autorin e masakrës në fshatin Gjonomadh ka kërkuar edhe kunati i Belimonit. Ai kërkon që Bashkimi të varet në mes të fshatit në të kundërt deklaron se do të hakmerret.

Ndërkohë fëmijët jetimë, vajzën 6 vjeç dhe djalin 4-vjeçar do t’i rrisë familja e Danielës, duke refuzuar çuarjen e tyre ne jetimore. Po sot mësohet se Shërbimi Social Shtetëror ka akorduar vetëm 6 mijë lekë të reja pension për dy fëmijët e çiftit Daniela dhe Belimon Mecollari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here