Home Aktualitet Tragjedia ne Korce, flet nena e autorit.

Tragjedia ne Korce, flet nena e autorit.

677
0

vrasja ne koPas ngjarjes së rëndë, policia ka marrë në mbrojtje familjen Latollari nga ndonjë hakmarrje e mundshme. Në banesën e Latollarëve jetojnë aktualisht nëna e autorit të masakrës, Fidaria 83-vjeçe së bashku me nusen e djalit të dytë dhe nipin 14-vjeçar. Ndërsa dy vëllezërit e tjerë të Bashkim Latollarit janë në burg të dënuar për vrasje. Pelivan Latollari, në vitin ’97 ka vrarë një efektiv policie në fshatin Voskopojë, ndërsa vëllai tjetër vuan dënimin në Greqi për një tjetër vrasje. E shokuar nga vrasja e katërfishtë në fshat, Fidarie Latollari dje deklaroi se i biri e turpëroi.

Djali juaj akuzohet si autor i katër vrasjeve në fshat. Çfarë mund të thoni?
Nëna mbeti qyqe. Kishte tre djem, por tani nuk ka asnjë. Ata hynë në burgje. Nuk i kam bërë asgjë Zotit që të më dënojë kështu. Do ishte më mirë të vdisja dhe të mos përjetoja këtë dhimbje.

Si e morët vesh lajmin për masakrën që bëri djali juaj?
Më tha se do shkonte të punonte tokat. U ngrita dhe i bëra një lakror se i pëlqente shumë. E prita gjatë gjithë ditës dhe nuk vura as vetë asgjë në gojë, pasi doja të vinte të hante dhe ai.
Më në fund erdhi, la xhaketën në dhomë dhe doli jashtë. Kisha një lëmsh në gjoks, por nuk më shkonte mendja kurrë se do të bënte atë që bëri.

Ishit në dijeni të lidhjes së tij me Danjelën?
Jo, nuk kisha djeni. Sot (dje) e mora vesh. Në fakt, i kisha gjetur disa herë nuse Bashkimit dhe kërkoja ta martoja, por ai nuk pranonte. Tani e kuptoj arsyen, pse ai nuk donte të martohej.

Po armën në shtëpi e mori?
Nuk kishim armë në shtëpi. Nuk e di ku e ka gjetur. Por, tragjedia ndodhi dhe më ikën djemtë për së gjalli. Do vdes pa i parë për herë të fundit.

Shkuat në varrimin e viktimave?
Nuk shkuam. Kemi frikë. Unë jam e sëmurë dhe jam strukur në këtë qoshe. Më vjen turp për atë që bëri djali im bëri. Më ka turpëruar. Kam frikën e nipit, kam frikën e hakmarrjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here