Home Aktualitet Nene Tereza nderohet me rastin e 100 vjetorit te lindjes me rrugen...

Nene Tereza nderohet me rastin e 100 vjetorit te lindjes me rrugen “Rruga e Paqes”

565
0

Me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, President i Republikës Bamir Topi, priti në një takim anëtarë të Unionit Italian të Paqes si dhe së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Edi Rama prezantuan projektin “Rruga e Paqes”

Në fjalën e tij Presidenti Topi tha se Nënë Terezë është fuqia morale më e spikatur në të gjithë botën. Ajo ishtë zëri i mijërave fëmijëve, dhe të varfërvë dhe u ktheu dinjitetin mliona njerëzve.

“Njerëzit janë të mrekulluar nga puna e saj”, theksoi Topi

Ndërkaq në fjalën e tij, përfaqësuesi i “Unionit Italian të Paqes” Gianfranco Costa tha se të gjithë kombet janë të bashkuar sot, pasi Nënë Tereza është symbol i bashkimit.

“Bota shikon Tiranën si kryeqytet të shpresës”, tha Costa

I pranishëm në takim ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama i cili pasi vlerësoi figurën e Nënë Terezës u shpreh krenar për inagurimin e një rruge në nder të Nënë Terezës

“Nuk jemi ketu vetëm për të kremtuar, por edhe për të shprehur gjithë kënaqësinë dhe për tu ndjerë të privilegjuar, për një projekt sa modeste po aq simbolike, t’i japim jete një hapësire, në parkun e kryeqytetit, ku të gjithë njerëzit të mund të përshkrojnë një rrugë dedikuar Nënë Terezës”, tha Rama

Kjo rrugë vazhdoi më tej Rama do të shërbejë për të mos e kujtuar Nënë Terezën vetëm një ditë në vit, por cdo moment.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here