Miq, të njohur, kolegë, e shumë të tjerë të panjohur, por fansë të muzikës e këngës së tij i japin sot lamtumirën e fundit Doktor Florit.
Në një ceremoni të posaçme që nisi në orën 09.00 në ambientët e TVSH-së, zhvillohen homazhet në nder të këngëtarit rebel.
Arkëmorti është mbajtur nga miqtë e tij të ngushtë. Brenda ambienteve është vënë fillimisht muzikë funebre, e më pas holli ka jehuar nga këngët e kënduara nga vetë doktor Flori. Homazhet janë planifikuar të zgjasin deri në orën 11.00, kohë kur kortezhi do të niset drejt Sharrës.
“Panorama’ shkruan sot se testi paraprak i mjekëve ka konstatuar gjurmë kokaine në gjak, ndërkohë qe versioni zyrtar është ‘vdekje nga takikardia’.