Home Aktualitet Pukë, shtatorja e “Migjenit” në qendër të qytetit

Pukë, shtatorja e “Migjenit” në qendër të qytetit

726
0

1461067729migjeniiiNga sot në qendër të qytetit të Pukës do të jetë e vendosur shtatorja e Millosh Gjergj Nikollës, “Migjeni”.

Personalitete të rëndësishme të letrave shqipe, akademikë dhe përfaqësues të institucioneve të vendit tonë u mblodhen në sheshin “Tërbuni” të Pukës në veprimtaritë e organizuara në kuadër të 80-vjetorit të mbërritjes në Pukë të Millosh Gjergj Nikollës.

Zbulimi i shtatores së “Migjenit” dhe njërit prej personazheve të tij, “Lulit të Vocërr”, ka emocinuar të pranishmit në sheshin e Pukës. Kreu i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj dhe personalitete të pranishme e konsiderojnë këtë si një ngjarje të rëndësishme për qytetin.

Vendosjen e shtatores në sheshin e qytetit verior, aty ku dhe kanë rrënjët poemat migjeniane, e kanë përshëndetur përmes përfaqësuesve të tyre dhe presidentet Nishani e Thaçi.

Në kuader të 80-vjetorit të mbërritjes në Pukë të Migjenit janë organizuar dhe një sërë veprimtarishë të tjera që shoqëruan vizitorët përgjatë gjithë ditës.

Shtatorja e Millosh Gjergj Nikollës u financua nga artisti Fran Gjoka, i cili jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here