Home Aktualitet Rama: “Deri ne 2018 te gjitha klasat do te jene dixhitale”

Rama: “Deri ne 2018 te gjitha klasat do te jene dixhitale”

547
0

Me rastin e hapjes së viti të ri shkollor, kryeministri Edi Rama ka uruar në Facebook nxënësit. Urimi është bërë nga shkolla “Sami Frashëri”, Tiranë, ku Kryeministri ndoqi mësimin në disa klasa të cilësuar si më të mirat.Edi-Rama

 

 

 

 

 

 

 

“Urimet më të përzemërta për vitin e ri shkollor nga oborri i shkollës ‘Sami Frashëri’, ku mësimi ka rinisur me energji dhe ambicie të re”, shkruan Rama. Kryeministri është shprehur se deri në 2018 të gjitha klasat do të jenë dixhitale.Erion-Veliaj3

Ndërkaq, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot në gjimnazin  “Ismail Qemali”, ku këshilloi të rinjtë të mësojnë sa më shumë për të mirën e tyre, sepse kjo është bileta që iu garanton të ardhmen. Veliaj ka premtuar kthimin e bursave për nxënësit më të mirë.

“Kur të afërmit tuaj kanë qenë në gjimnaz para 4 vitesh nxënësve më të mirë u jepej një bursë, do ta kthejmë sërish këtë vendim. Bursa gjëja më e bukur për një qytet që ka nevojë për modele. Dilni me rezultate të shkëlqyera sepse është e vetmja biletë që ju garanton një jetë më të mirë. Për çdo vend pune, do të aplikojnë shumë shtetas dhe ka rëndësi që ne shqiptarët të jemi më të mirët tani që po i afrohemi BE-së. Kjo është mosha më fantastike në jetë dhe nëse do më jepej mundësia të kthehesha dhe një herë në gjimnaz, te Ismaili do e bëja shkollën dhe do bëja shumë gjëra që nuk i kam bërë”,- shtoi Veliaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here