Home Politike Tensionohet situata ne parlament, Opozita braktis seancen

Tensionohet situata ne parlament, Opozita braktis seancen

821
0

parlamenti-shqiptarNjë javë pasi mazhoranca shkarkoi kreun e ILDKP-së, Zana Xhuka opozita është shfaqur në Kuvend me gjuhë të ashpërsuar ndaj Qeverisë, pas disa ditësh, kur ishte duke menduar të niste bojkotin e legjislativit.

Me vendimin se do të jetë në Kuvend, opozita mbërriti në sallë me strategjinë për të qene jo vetëm prezent në Parlament, por më së shumti për të qëndruar në këmbë, në kohen kur deputetë të mazhorances diskutonin në foltore.

“Ju falenderoj shumë që qëndruat në këmbë në respekt të deputetit Armando Subashi. Nuk ju ndalon askush që të bini tavolinave, por nuk keni të drejtë të prishni kompjuterët. Administrata e Kuvendit, pas kësaj seance

Kërkoj të hiqni dorë nga marrja e pushteve, kërcënimet e drejtuesve të institucioneve në mënyrat më mafioze. Në rast të kundërt, ju pastaj do të na detyroni, të shkojmë atje ku nuk kemi dashur

Sali Berisha
Ish-Kryeminister të verifikojë gjendjen e tyre”, tha kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

“Zoti kryetar, ky grup parlamentar, ndryshe nga ç’keni bërë ju personalisht, bashkë me shumë që janë këtu në këtë sallë, nuk hipën mbi tavolina, apo mbi karrige e ministrave, sic keni bërë ju, jo shumë kohë më parë. Ju mund të bëni sikur jeni rivirgjëruar, por ai që keni qenë jeni përsëri”, tha ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.

Ne kete atmosfere qe domonoi teksa opozite qendroi ne seance, ra ne sy ne deklaraten e drejtuesve te Partise Demokratike dhe vecanerisht nga ish-Kryeministri Berisha, nje qendrim i ri i opozites.

“Kërkoj të hiqni dorë nga marrja e pushteve, kërcënimet e drejtuesve të institucioneve në mënyrat më mafioze. Në rast të kundërt, ju pastaj do të na detyroni, të shkojmë atje ku nuk kemi dashur. E merrni thjeshtë, por e keni gabim. Keni përgatitur kushtet për një destabilizim të atillë, që nuk ua merr mendja”, tha Berisha.

“Unë e kuptoj që keni ardhur për antimiting dhe e kam qartë që antimitingun nuk e keni me ne, e keni me kryetarin e ri të partisë tuaj, që nuk ua dha fjalën në miting një javë më parë në shesh. Më keni gjetur mua tolerant dhe vini këtu dhe shkelni rregulloren”, tha kryetari i Kuvendit Meta.

Opozita braktis seancën

Pas tensioneve te krijuara ne salle, opozita u largua nga seanca plenare.

Jashte salles se Kuvendit, kryetari i grupit Edi Paloka u shpreh se PD nuk do ta bojkotoje parlamentin, por po kerkon t’i kujtoje maxhorances qe te ktheje ligjshmerine ne te dhe te mos veproje me arrogance.

“Ne kerkuam per me shume se nje ore qe Parlamenti te kthente procedurat antikushtetuese qe ndoqi heren tjeter, t’i ktheje presidentit te Republikes postin e tij. Me shkarkimin e kreut te ILDKP-se nuk u mor kjo masë vetëm ndaj saj, por u shkarkua edhe Presidenti i Republikes Bujar Nishani”, tha Paloka.

“Monopolet, kosto për shqiptarët”

Me largimin e opozitës, socialistët deklaruan se ILDKP, që ishte edhe shkaku i ashpërsimit të toneve të demokratëve, do të nisë të funksionojë për hetimin e pasurive të zyrtarëve të lartë, nga ku Taulant Balla solli shembuj të shpenzimeve kur ata ishin në pushtet.

“Vetëm dieta për 6 vite me radhë ka marrë 68 milion lekë. Dietat e Xhozefinës për legjislaturën e kaluar janë sa gjysma e trajtimit të të gjithë deputetëve të Shqipërisë nga ana e opozitës”, tha Balla.

Ndërsa kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe, numëroi të gjitha monopolet që qeveria Berisha dha si shkak i të cilave, shqiptarët paguajnë sot shumë herë më shtrenjtë.

Pullat fiskale, kolaudimi i makinave, markimi i karburanteve, tha Braçe, janë të gjitha biznese të monopole dhënë nga qeveria Berisha klientëve të saj, ndërsa theksin e vuri tek një prej tyre, skanimi i kontenierëve.

I përjashtuar nga taksat ky monopol, merr për cdo deklaratë doganore, tha ai, 39 euro dhe po aq edhe për mallrat që përdorin portet shqiptare për tranzit, duke bërë që vetëm pas pak kohe ato t’i largohen Shqipërisë.

“Nëse ka një pyetje që mund ta bëjë secili prej jush, pse nuk i prishni? Për këtë jeni angazhuar? Por ka një garanci të vendosur për të katër koncesionet, por vecanërisht për këtë të fundit, po ju jap shifrën, për këtë të skanimit të mallrave, 74 milion e 878 mijë e 128 euro është garancia që ka vendosur Sali Berisha nëse ne do të prishim kontratën e biznesit të tij personal”, tha Braçe.

Kjo është Shqipëria që Sali Berisha iu la shqiptarëve tha Braçe, me të cilën ai duhet të përballet.

“Dhe merr kurajon të vijë këtu dhe të kërcënojë një pushtet legjitim me votat e qytetarëve të Shqipërisë se do ta rrëzojë ai. Presidenti ukrainas sillet vërdallë, është këtu. Është një zgjidhje shumë e mirë, është këtu. Ka vrarë katër veta në bulevardin Dëshmorët e Kombit, u ka dalë për zot vrasjeve. Nuk e di nëse Prokurori i Përgjithshëm e dëgjon këtë fakt apo jo, por nëse s’e dëgjon natyrisht që rruga është atje, në Gjykatën Ndërkombëtare për këtë monstër që një herë si president dhe njëherë si kryeministër vetëm ka vrarë shqiptarë”, deklaroi deputeti Braçe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here