Home Aktualitet Shkoder, ekzekutohet ne oborrin e shtepise 50-vjecari

Shkoder, ekzekutohet ne oborrin e shtepise 50-vjecari

584
0

shkoderSërish vrasje në qytetin e Shkodrës…dhe sërish prej gjakmarrjes. Kjo është pista kryesore e policisë për ekzekutimin me armë të 50-vjeçarit Brahim Mani rreth orës 18:00 të së mërkurës.

Ai është qëlluar me armë ndërsa ndodhej në oborrin e banesës pranë “Shtëpisë së Mushkonjave” në zonën e livadheve. Autori i krimit i ndihmuar edhe nga një tjetër person dyshohet se është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një motorçikletë.

Kanë qënë familjarët e viktimës të cilët kanë dalë në oborr dhe kanë gjetur kryefamiljarin e tyre të pajetë. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Sipas grupit hetimor, autori i ngjarjes i është afruar nga prapa 50-vjeçarit dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të tij, dyshohet se autori ka përdorur silenciator pasi familjarët që kanë qenë brenda banesës nuk kanë dëgjuar krisma. Ekzekutimi është kryer nga një distancë e afërt ndërsa mungesa e zhurmës së armës ka ndihmuar autorin që të largohet menjëherë pa u vënë re nga askush.

Sipas efektivëve të policisë pista kryesore e kësaj ngjarjeje të rëndë dyshohet të jetë fenomeni i gjakmarrjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here